By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertë gjermanë dhe vendorë diskutuan për ruajtjen e natyrës në BP
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertë gjermanë dhe vendorë diskutuan për ruajtjen e natyrës në BP
Lajme

Ekspertë gjermanë dhe vendorë diskutuan për ruajtjen e natyrës në BP

Kosova Times
Last updated: 2023/09/15 at 11:32 AM
Kosova Times Published September 15, 2023
Share
SHARE

Në Prizren u mbajt takimi ndërkombëtar i ekspertëve “Ruajtja e Natyrës dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut mbi gjendjen, sfidat për vendet dhe bashkëpunimi ndërkufitar”.

Një prej çështjeve krysore mbetet informimi rreth sfidave klimatike dhe mjedisore, dhe në këtë aspekt roli i medieve dhe krijimi i redaksive për mjedisin mbetet thelbësor.

Gjatë 9 dhe 17 shtatorit rreth 25 anëtarë të Shoqatës Gjermane të Evropës Juglindore erdhen për një udhëtim studimi për të eksploruar disa nga peisazhet më të spikatura në rajonet kufitare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Udhëtimi nëpër disa nga pikat e nxehta të biodiversitetit në Evropë duke takuar ekspertë, aktivistë dhe qytetarë, ky grup studimor i përbërë nga profesorë, diplomatë dhe fusha të tjera përqëndrohen në çështjen se si të ruajmë një mjedis natyror unik, ndërsa në të njëjtën kohë të ruhet dhe të arrihet një jetë të qëndrueshme për popullsinë vendore. Takimi me ekspertët më 13 shtator në Prizren ishte një nga elementët më të rëndësishëm të takimit në turneun e gjermanëve. Është gjithashtu një vazhdim i një dialogu mbi “Biodiversitetin dhe Ruajtjen e Natyrës në Ballkanin Perëndimor” që Shoqata e Evropës Juglindore, e ka organizuar gjatë viteve të fundit, duke përfshirë disa nga aktorët kryesorë në rajon. Takimi, me tre raunde diskutimi, mbahet kryesisht në një format dialogu.

Paneli i parë me temen “ Gjendja e Mbrojtjes së Natyrës dhe Biodiversitetit në dritën e “Lumit Vjosa Mrekulli”, raporte nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Nën diskutimin me përfaqësuesit kryesorë të Shoqërisë Civile dhe Ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar në rajon, për dinamikën e re për mbrojtjen e biodiversitetit dhe në përgjithësi mjedisit, pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar në Shqipëria në 2023 dhe me cilat sfida përballen Zonat e Mbrojtura nga zhvillimi i infrastrukturës, shfrytëzimi i burimeve të energjisë, nga ndërtimet e tepërta dhe zgjerimi i turizmit dhe nëse pati shtysë pozitive nisja e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë panel diskutimi kryesuar nga Hansjörg Brey, Anëtar i Bordit nga Shoqata e Evropës Juglindore në Mynih, pjesëmarrës ishte edhe Sebastian Leusçner, Zëdhënës, Komunikime, Çështje Kulturore, Protokolli + Klima Këshilltar për Politikë dhe Çështje Politike nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Prishtinë, Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv, Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Valmira Gashi Lipaj, Eksperte për Ekologji dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Prishtinë , Iskra Stojkovska, Drejtoreshë Ekzekutive, Fronti i Asociacionit të Qytetarëve Mjedisor 21/42, Shkup dhe Til Dieteriç, Biolog, Ekspert për Ruajtjen e Natyrës dhe Shkencën, Podgoricë.

Ndërsa në panelin e dytë me temën “Drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për Sharrin / Sharin / Mavrovën / Korabin – Rajoni ndërkufitar Koritnik” diksutuan Hansjörg Brey, Anëtar i Bordit, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, Bekim Bytyqi, Parku Kombëtar Sharri, Prizren, Xhevat Lushi, Anëtar i Bordit Ekzekutiv në CNVP, Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv, Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe Vivianne Rau, Analiste, Adelphi think tank, Berlin.

Paneli diskutuan se si Prizreni ndodhet në skajin jugor të Maleve të Sharrit dhe Parkut Kombëtar të Sharrit, dhe këto male janë pjesë e një prej Zonave të Mbrojtura më të mëdha në Evropë, që shtrihet në tre vende. Diskutimi u fokusua cilat janë elementët e nevojshme për një mbrojtje efikase të një natyre të tillë ndërkufitare, trashëgimia dhe përdorimi i qëndrueshëm i saj si burim të ardhurash për popullsinë vendase.

Gjithashtu u fol se si duhet të menaxhohen interesat konfliktuale për sa i përket planifikimit hapësinor dhe përdorimit të burimeve lokale. Si pike kryesore edhe nga gjetjet që u paraqiten nga ‘Adelphi think tank Berlin’ si të realizohen potencialet e larta për zhvillimin e ekoturizmit bashkë me praktikat nga njohësit siç është Bekim Bytyçi.

Gjermania në mënyrë të vazhdueshme është duke e shtrirë rolin e saj në Ballkanin Perëndimor, sidomos janë duke i mbështetur vendet në mbrojtje të natyrës të mjedisit, jo vetëm si pjesë e Agjendën se Gjelbër, por edhe se natyra nuk njeh kufij shtetëror dhe administrativ.

Paneli i tretë në këtë takim ndërkombëtar ishte tema “Biseda në media: Çfarë nevojitet për të përhapur vetëdijen mjedisore në Ballkanin Perëndimor”.

Ky panel u kryesua nga Adelheid Feilcke, Drejtoreshë në Programi për Evropën në Deutsche Welle duke diskutuar me gazetaren Behare Bajraktari autore e emisionit ON AIR në Radio Kosovë si dhe themeluese e gazetarisë së gjelbër në Kosovë dhe gazetare e specializuar në raportimet klimatike dhe aspektet mjedisore.

Gazetarët si nga DW ashtu edhe nga RTK thanë se roli i medies është i madh jo vetëm në informim, por edhe në ngritjen e ndërgjegjësimit lidhur me krizën klimatike, por mbi të gjitha ruajtjen e natyrës.

Specializimi dhe profilizimi I më shumë gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimorë do t’i bashkonte edhe më shumë popujt në mbrojtje të natyrës dhe të mjedisit.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times September 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt, luhet në Podujevë, Gjilan e Suharekë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Gërvalla e Fellini flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Ushtarët e dehur i lidhin për pemë. Pamje shokuese nga fronti (VIDEO)
Rritja e kapaciteteve mbrojtëse, hap kyç për sigurinë e vendit
Stomatologjisë iu shtua një shoqatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?