Përveç presidentit ajo ia ka uruar festën edhe miqve në Izrael dhe komunitetit hebre në Kosovë.

“Ndërsa miqtë dhe familjet mblidhen për të festuar këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë rëndësinë e mirënjohjes dhe mirësisë për Vitin e Ri që po vjen. Shana Tova!”, ka shkruar Osmani.

Kjo festë te populli hebre shihet si dita kur kërkojnë falje për gabimet gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq miqësia mes dy vendeve së fundmi u kurorëzua edhe kur Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.