By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 qershor
June 3, 2025
Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori
June 2, 2025
U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar
June 2, 2025
Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump
June 2, 2025
Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A mund t’i ndalohet Trumpit kthimi në Shtëpinë e Bardhë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A mund t’i ndalohet Trumpit kthimi në Shtëpinë e Bardhë?
Ballina 2Rajon / Botë

A mund t’i ndalohet Trumpit kthimi në Shtëpinë e Bardhë?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/16 at 3:26 PM
Kosova Times Published September 16, 2023
Share
SHARE

Reuters

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për teoritë ligjore dhe sa ka realisht shanse që Trumpit – kandidatit kryesor për të fituar nominimin nga radhët e republikanëve për president – t’i ndalohet që të garojë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.

Si do të mund të diskualifikohej Trumpi?

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se veprimet e Trumpit më 6 janar e diskualifikojnë atë nga presidenca. Ata kanë përmendur fjalimin që Trump mbajti para mbështetësve të tij të cilët sulmuan Kapitolin, por dështuan që të ndalonin Kongresin që të certifikojë fitoren e demokratit, Joe Biden.

Ata kanë cituar pikën 3 të amendamentit 14 të post-Luftës Civile, që ndalon zyrtarët qeveritarë, “të përfshirë në kryengritje apo rebelim” që të mbajnë pozita shtetërore.

Grupi avokues Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë, me seli në Uashington, ka dorëzuar një padi në Kolorado më 6 shtator, duke tentuar që të ndalë zyrtarin e lartë shtetëror të zgjedhjeve që të vendosë Trumpin në fletëvotimin për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Padi u bë duke u thirrur në pikën 3 të amendamentit 14.

Padi të ngjashme nga zyrtarëve të tjerë zgjedhorë mund të pasojnë, duke ngritur çështje ligjore në mbarë 50 shtetet lidhur me një pyetje të patestuar ligjore, që mund të ketë ndikime më të gjëra lidhur me atë se kush lejohet të mbajë poste federale.

A është dënuar Trumpi për nxitje të kryengritjes?

Dhoma e Përfaqësuesve gjatë gjykimit të dytë për shkarkimin e Trumpit e akuzoi atë për nxitje të një kryengritjeje më 6 janar, por Senati, i kontrolluar nga republikanët, arriti që ta lirojë atë nga kjo akuzë.

Tani ai po pret gjykimin ndaj katër akuzave penale, përfshirë dy që lidhen me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Trump, pa prova, ka pretenduar se rezultati zgjedhor ishte manipuluar.

Trump nuk është akuzuar për kryengritje apo rebelim.

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se përpjekjet për të diskualifikuar Trumpin mund të krijojnë një precedent problematik që do të fuqizonte zyrtarë shtetërorë zgjedhorë që në mënyrë të njëanshme të mund të diskualifikonin kandidatë duke u bazuar në interpretimin e tyre lidhur me një “kryengritje apo rebelim”.

Diskualifikimi i kandidatëve bazuar në krimet për të cilat ata nuk janë dënuar ose nuk u rëndon ndonjë aktakuzë për to, mund të përbëjë shkelje të të drejtave të kandidatëve për një proces të drejtë dhe për mundësinë që të mbrohen, të drejta që përfshihen edhe në amendamentin 14.

Si do të mund të funksiononte diskualifikimi?

Pika 3 në amendamentin 14 nuk ka një mekanizëm të qartë të zbatimit. Disa studiues ligjorë kanë thënë se do të duhej një vendim i Kongresit që kjo pikë të zbatohej. Të tjerët kanë argumentuar se zyrtarët shtetërorë zgjedhorë janë të obliguar ta zbatojnë atë kur shqyrtojnë kandidatët që do të përfshihen në fletëvotime dhe mund ta zbatojnë këtë pikë po ashtu edhe përmes një urdhri të gjykatës.

Votuesit dhe grupet që i përfaqësojnë ata duhet të bindin sekretaritë e shteteve në 50 shtetet në ShBA – shumica e të zgjedhurve janë republikanë dhe aleatë të Trumpit – për të vendosur nëse Trump do të diskualifikohej ose nëse do të kërkojnë nga një gjykatës që të lëshojë urdhër që emri i Trumpit të mos përfshihej në fletëvotim.

Që manovra të funksionojë, ithtarët e saj duhet të bindin numër të mjaftueshëm të zyrtarëve – në shtetet që kanë prirje republikane – për të bllokuar që Trump të përfshihet në fletëvotim. Një gjë e tillë do t’ia pamundësonte atij që të fitojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që janë të nevojshme për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Këto përpjekje me shumë gjasa do të sfidoheshin ligjërisht nga republikanët.

A është bërë kjo gjë ndonjëherë?

Pika 3 është përdorur për të diskualifikuar nga detyra disa persona pas Luftës Civile në ShBA më 1861-1865, por që atëherë pothuajse nuk është përdorur fare.

Në shtator të vitit 2022, megjithatë, i njëjti grup avokues ngriti padi për të mos lejuar që emri i Trumpit të vendosej në fletëvotime në Kolorado, pasi një gjykatës në Nju Meksiko vendosi që të largonte nga detyra një komisioner për shkak të pjesëmarrjes së tij në trazirat e 6 janarit.

A mund të funksionojë?

Kjo përpjekje përballet me paqartësi. Mund të kërkojë që të binden apo detyrohen zyrtarët zgjedhorë që ta mbajnë emrin e Trumpit jashtë fletëvotimeve në shtetet që qeverisen nga aleatët e tij republikanë.

Po ashtu mund të sjellë një betejë ligjore në proporcione epike, që në fund mund të vendoset nga Gjykata Supreme amerikane, në të cilën ka shumicë konservatore, përfshirë edhe tre gjykatës të emëruar nga Trumpi.

A ka qenë kryetemë së fundi amendamenti 14?

Gjatë mosmarrëveshjes me Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me tavanin e borxhit shtetëror prej 31.4 trilionë dollarësh, presidenti amerikan, Joe Biden, përmendi mundësinë e përdorimit të pikës 4 të amendamentit 14, që i mundëson presidentit që në mënyrë të njëanshme të rrisë tavanin e borxhit. Megjithatë, ai kurrë nuk e përdori këtë pikë për të rritur tavanin e borxhit.

Po ashtu ka pikëpyetje ligjore sesa e suksesshme do të mund të ishte një manovër e tillë.

You Might Also Like

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar

Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump

Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër

NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

Kosova Times September 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku i reagon Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Tiranës

Kosova Times Kosova Times July 17, 2023
Javë me mot kryesisht të kthjellët
“Shefi kishte frikë se Prigozhin do të dilte në zgjedhje. Kush e vrau “kuzhinierin e Putinit”
Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së, reagojnë veteranët e Ferizajt
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?