Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ambasadori francez në Niger, Sylvain Itte, është peng në ambasadën franceze dhe se ai ha vetëm ushqime ushtarake.
Ushtria, e cila rrëzoi presidentin e Nigerit Mohamed Bazum dhe mori pushtetin më 26 korrik, urdhëroi dëbimin e ambasadorit francez në fund të gushtit pasi Parisi refuzoi të respektonte një ultimatum që kërkonte largimin e tij, raportoi BFM TV.
– Në Niger, ne kemi një ambasador dhe staf diplomatik që janë fjalë për fjalë peng në ambasadën franceze – tha presidenti francez.
Ambasadori Sylvain Itte “nuk ka më mundësi të dalë, ai është persona non grata” , theksoi Macron.