By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
Trump e heton Melonin për një samit në Romë, por Putin thotë jo
August 8, 2025
BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Arsimit ndan bursa për nxënësit e drejtimeve deficitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministria e Arsimit ndan bursa për nxënësit e drejtimeve deficitare
Ballina 1Lajme

Ministria e Arsimit ndan bursa për nxënësit e drejtimeve deficitare

Kosova Times
Last updated: 2023/09/17 at 3:38 PM
Kosova Times Published September 17, 2023
Share
SHARE

Ministria e Arsimit do të ndajë bursa për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe për drejtimet teknike për vitin shkollor 2023/2024. Sipas të dhënave nga shkollat, drejtimi më deficitar është ai Metalpunues, ndërsa për këtë profil, kërkesa është shumë e madhe në tregun e punës. Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa numri total i bursave është për 70 nxënës.

Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, Ministria e Arsimit ndanë bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Maliqaj tha për Radio Kosovën, se në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e shkollave profesionale, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.

“Bursat për drejtimet deficitare janë: Teknik për dizajnin e medieve interaktive, Instalues elektrik, Veterinë, Mekatronikë, Asistent i turizmit dhe udhëtimeve, Përpunimi i drurit/zdrukthëtar, Hortikulturë. Pra, të gjitha drejtimet e lartpërmendura konsiderohen si drejtime deficitare andaj edhe kemi vendosur t’iu ndajmë bursa. Ndërkaq, bursat për vajza në drejtimet teknike vlejnë për këto drejtime: Metalpunues ,Instalues elektrik, Instalues i ngrohjes, Klimatizimit dhe ujësjellësit, Automekanik, Teknologjia e riciklimit, Teknik i sistemeve të TIK-ut”, tha Maliqaj.

Drejtori i Shkollës “Shtjefan Gjeçovi”, në Prishtinë, Blerim Gërvalla tha për Radio Kosovën se drejtimi më deficitar është Metalpunues, e që sipas tij, ka shumë nevojë tregu i punës. Por, ai tha se për këtë degë, Ministria ndan bursa vetëm për vajzat, e që siç tha, nuk ka asnjëherë interesim nga vajzat për të vijuar mësimin në këtë drejtim. Gërvalla inkurajoi që për drejtimet Metalpunues dhe Automekanik, të ndahen bursa edhe për djem.

“Është shumë e vështirë në Kosovë që një familje të orientojë vajzën në drejtimin Metalpunues ose Automekanik. Prandaj, unë mendoj që këtu duhet të përmirësohet, në këto profile duhet të jepen bursa edhe për djem. Do të shkojë edhe një periudhë e gjatë që në drejtimet Metalpunues dhe Automekanik, vajzat të synojnë që të regjistrohen. Në këto profile duhet të vijnë edhe djemtë, sepse janë shumë të kërkuara në tregun e punës, e ndërkohe edhe djemtë hezitojnë të regjistrohen. Nuk diskutohet asnjëherë vendi i punës për metalpunues dhe pagat janë shumë të mira, rreth 800 deri në 1 mijë euro”, deklaroi Gërvalla.

Drejtori Gërvalla tha se Ministria e Arsimit dhe DKA-të është mirë që ta rrisin numrin e bursave, pasi sipas tij, nevojat e tregut të punës për këto profile janë shumë të larta dhe nxënësit hezitojnë të regjistrohen në ato drejtime.

“Me dhënien e bursave, unë besoj shumë që kjo do të ndikojë pozitivisht në shtimin e numrit të nxënësve që do të regjistrohen në këto profile. Inkurajoj që ky numër të shumëfishohet dhe jam shumë i bindur që interesimi i nxënësve do të rritet, madje edhe i atyre me rezultate të shkëlqyeshme”, tha ai.

Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike.

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Skandal punësimesh në M-NAV: 14 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë, reagon BDI

Kosova Times September 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot kryesisht me diell, temperatura arrin në 7 gradë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Droni ukrainas sulmoi një tren mallrash në rajonin e Volgogradit
Futboll: Organizohet ceremonia e shpalljeve të më të mirëve
Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë
Bërnabiq bën thirrje për qetësi dhe durim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?