By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatë motrat që ushqimet tradicionale i bënë brend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtatë motrat që ushqimet tradicionale i bënë brend
Ballina 2Rajon / Botë

Shtatë motrat që ushqimet tradicionale i bënë brend

Kosova Times
Last updated: 2023/09/17 at 1:52 PM
Kosova Times Published September 17, 2023
Share
SHARE
“Babai im më ka mësuar që të mos kem frikë nga puna, pavarësisht se jam femër”.Kështu thotë Advije Berisha-Rexhepi, 48-vjeçare nga Shkupi, e cila ka kryer studimet në Fakultetin e Pedagogjisë. Pasi për më shumë se 15 vjet nuk arriti të gjente punë, ajo, bashkë me gjashtë motrat më të vogla, krijoi biznesin e saj duke hapur një furrë për fli.
Advije Berisha-Rexhepi bashkë me shtatë motrat e saj krijoi biznesin e saj me gatime tradicionale prej brumi.
Advije Berisha-Rexhepi bashkë me shtatë motrat e saj krijoi biznesin e saj me gatime tradicionale prej brumi.
“Ishim mbledhur për 8 mars ne 7 motrat dhe dy vëllezërit dhe kishin qitë fli. Pamë se shumë nga të afërmit lakmonin për këtë ushqim tradicional. Dhe, në atë moment na lindi ideja, pse të mos gatuajmë për të tjerët”, rikujton ajo fillet e biznesit familjarë që nisi me zero kapital gjatë kohës së pandemisë.“Që në fillim kishim një vullnet aq të fuqishëm sa nuk e paramendonim se mund të këtë ndonjë pikë të dobët që mund të na ndalojë. Ne kishim besim se mundemi dhe çdo sfidë u tejkalua falë besimit që kishim se mund t’ia dalim”, tregon Advija.
Flija, ushqim tradicional i shqiptarëve që përgatitet me miell, ujë e kripë, kurse gjatë pjekjes lyhet me mazë.
Flija, ushqim tradicional i shqiptarëve që përgatitet me miell, ujë e kripë, kurse gjatë pjekjes lyhet me mazë.
Në këtë biznes, thotë Advija, mbështetje e fuqishme janë dhe dy vëllezërit. Duke qeshur thotë se të paktën ata kanë shije të mirë për të degustuar ushqimin.Ajo ndan me Radion Evropa e Lirë kujtime nga koha e studimeve në Fakultetin e Pedagogjisë e që lidhen me profesionin që po ushtron tani:“Kujtoj se isha në vitin e dytë të studimeve dhe lexova në një revistë rrëfimin për një pedagoge bukëpjekëse. Atëkohë disi e çuditur mendova si mundet një pedagoge të bëhet bukëpjekëse. Por, sot, edhe pse jam pedagoge e diplomuar, aspak nuk e vras mendjen pse e ushtroj një profesion tjetër, megjithëse kisha ëndrra të jem e suksesshme në profesionin që kisha zgjedhur si pedagoge. Tani thjesht jam e kënaqur që siguroj të ardhura për familjen me mundin tim”.Edhe motrat e tjera të përfshira në biznesin familjar kanë profesione si police, albanologe, floktare.
Pesë nga shtatë motrat në punëtorinë e tyre.
Pesë nga shtatë motrat në punëtorinë e tyre.
Hajrije Berisha-Aliu, 29 vjeçe është motra më e vogël në familjen Berisha. Ajo ka diplomuar për ekonomi dhe thotë se si menaxhere, e di mirëfilli se krijimi i një brendi për produktin, është një nga shtyllat kryesore për të pasur sukses në treg.
Hajrije Berisha-Aliu
Hajrije Berisha-Aliu
Ajo thekson se fillimisht të gjitha ushqimet tradicionale, si pitet, mantijat, flijat, ëmbëlsirat si bakllava, revania janë brenduar nën logon “Seven sisters” dhe më pas ka krijuar një rrjet që këto ushqime të ngrohta në kohë rekorde të jenë në sofrat e konsumatorëve.“Në këtë pjesë besoj se na ka ndihmuar dhe emri ‘Seven sisters’ [Shtatë motrat], pasi besoj se jo kaq shpejt do të ishim bërë brend. Kjo pjesa e të vepruarit në biznes si shtatë motra, shpejt mori vëmendjen e konsumatorëve”, thotë Hajrija dhe shton se në radhë të parë është cilësia. Ajo thotë se çdo gjë bëhet me produkte bio pasi si gjalpi, qumështi, vezët janë të shtëpisë. Si element shumë të rëndësishëm në suksesin e biznesit familjar ajo thekson shpërndarjen me kohë të produkteve, siç thotë, nga furra në tryezën e konsumatorëve. Përgatitja e ushqimeve tradicionale me saç në furra druri, si flija, mantijat, pitet etj ka bërë që të marrë vëmendjen edhe të turistëve të huaj.“Mendojmë të hapim edhe një dyqan të vogël, sidomos për turistët e huaj. Kemi pasur rast që na kanë ardhur në punëtori duke menduar se këtu mund t’i shijojnë produktet tona”, thotë Hajrija.
Ministria e Ekonomisë gjatë tre vjetëve të fundit ka ndarë grante në vlerën e mbi 1 milion eurove, për nisjen e bizneseve të vogla që drejtohen nga gratë ose janë në pronësi të grave.Megjithëkëtë, në Maqedoninë e Veriut, më pak se 20 për qind e bizneseve drejtohen nga gratë.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times September 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Takimi historik mes Rusisë dhe Amerikës ka përfunduar. Doli plani i paqes: “Do të ketë polemika”

Kosova Times Kosova Times February 18, 2025
Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta
Paniku i shtirur i z. Vuçiq nga aleanca ushtarake Kroaci -Shqipëri- RSH- Kosovë
Futen kufizime të reja: për cka turistët do të gjobiten plazhet në Evropë
Diplomatë amerikanë e rajonalë diskutojnë të ardhmen e Sirisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?