By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar biznese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar biznese
Lajme

Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar biznese

Kosova Times
Last updated: 2023/09/19 at 9:25 AM
Kosova Times Published September 19, 2023
Share
SHARE

Masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë, po shkaktojnë problema të mëdha te kompanitë më pronësi ndërkombëtare. Përfaqësues të Odave Ekonomike theksojnë se Qeveria e Kosovës, duhet të mendojë paraprakisht për pasojat që mund të sjellin ato vendime për ekonominë, para se të marrë një vendim të tillë.

Masat kufizuese të importeve nga Serbia për në Kosovë, vazhdojnë edhe më tutje të jenë në fuqi. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se nga këto masa kanë pësuar bizneset e vendit, por edhe ato ndërkombëtare, që eksportojnë mallrat e tyre përmes Serbisë. Ai thotë se paraprakisht është dashur që të ketë një paralajmërim nga ana e qeverisë për vendosjen e masës kufizuese për mallrat serbe.

“Qëndrimi i OEK ka qenë dhe është që paraprakisht të ketë një paralajmërim kur vendoset një masë e tillë, që bizneset të jenë të përgatitura. Ne kemi pasur shumë anëtarë të Odës që kanë bërë pagesa për mallrat që i kanë blerë në Serbi, ngase atje ka shumë kompani të huaja që prodhojnë, dhe ato mallra blihen nga ato kompani që janë të vendosura në atë shtet. Ka dy muaj që kur bizneset kanë bërë pagesë, mallin nuk kanë mundur ta importojnë ndërsa pagesa nuk i është kthyer, dhe kjo ka paraqitur një sfidë në vete për bizneset e Kosovës”, thekson Rafuna.

Rafuna thotë se shumë kompani dhe qeveri të vendeve të BE-së, e kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë situatë. Kjo për faktin se, siç përsërit sërish Rafuna, shumë kompani ndërkombëtare janë të vendosura në Serbi dhe ato masa po i prekin edhe ata.

“Atje prijnë kompani gjermane që janë të vendosura e që janë prodhuesit më të mëdhenj dhe investitorët më të mëdhenj në Serbi. Më pas janë prodhuesit italianë, amerikanë e të tjerë. Ata na kanë thënë: Qeveria e juaj e ka vendosur masën, por ato produkte prodhohen nga kompanitë tona. Ne kemi kontribuar në zhvillimin e Kosovës që nga 99-ta, dhe jemi duke kontribuuar. Duhet ta keni parasysh këtë element në të ardhmen kur të vendosen masat, që kemi të bëjmë me kompani të shteteve mike dhe produkte të tyre. Për këtë arsye, çdo investitorë evropianë që vjen për të investuar në Kosovë, siç kanë ardhur në Serbi, ata nuk e shohin vetëm tregun e Kosovës si mundësi për të futur produkte, por ata e shohin si mundësi tërë tregun e Ballkanit. Prandaj, për vendosjen e masave të tilla në të ardhmen, institucionet e vendit duhet të kenë kujdes për çdo hap që ndërmarrin”, përfundon Rafuna.

Një reagim ndaj masave për produktet nga Serbia, e ka bërë ditë me parë edhe Oda Amerikane e Kosovës. Në reagimin e saj theksohet ndikimi i konsiderueshëm që masat aktuale të Qeverisë së Kosovës kanë mbi ndërmarrjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare nga Oda Amerikane, importet nga kompanitë me pronësi amerikane, kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin 2022.

Prandaj, Oda Amerikane ka theksuar se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilateralë.

You Might Also Like

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Kosova Times September 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasada ruse thote se “mbijetesa” e BiH si shtet është në rrezik

Kosova Times Kosova Times August 7, 2025
Dy persona të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në Gjermani
Operohet Vjosa Osmani, presidenca njofton se “ka hequr tëmthin”
Mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i Rezolutës për tre vjet qeverisjeje
Horoskopi ditor për 26 Dhjetor 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?