By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Për statutin e Asociacionit duhet të diskutohet në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE: Për statutin e Asociacionit duhet të diskutohet në dialog
Ballina 1Lajme

BE: Për statutin e Asociacionit duhet të diskutohet në dialog

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 2:34 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet që Kosova të nisë menjëherë e pa vonesa punën në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejt nëse statuti i këtij Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Çështja se si të bëhet, në çfarë mënyre, si do të duket, si do të operojë, cili do të jetë statuti duhet të diskutohet në dialog“, tha Stano.

Më 2016, Gjykata Kushtetuese gjeti se marrëveshja për themelimin e Asociacionit – që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut të Brukselit – nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, gjykata tha se mund të harmonizohet përmes akteve ligjore.

Shtetet e Bashkuar, por edhe shtetet të BE-së sikurse Gjermania, më herët janë deklaruar se Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe me letrën që atëbotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm kosovar, Isa Mustafa, ku thuhej se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, gjatë një interviste dhënë për Radion Evropa e Lirë më 20 shtator përsëriti qëndrimin amerikan se është kundër një asociacioni me kompetenca ekzekutive, ashtu siç kërkon Serbia.

Stano u pyet disa herë nëse BE-ja ka qëndrimin se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por në përgjigjen e tij ai më shumë u përqendrua në thirrjen që Kosova të nisë punën në themelimin e tij.

“Kur është fjala për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Në vazhdimësi është përsëritur në disa konkluza të ministrave të Jashtëm dhe në fund në deklaratën e 27 shteteve anëtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja dhe vendet anëtare kërkojnë që themelimi i Asociacionit të nisë pa vonesa shtesë dhe pa parakushte dhe secila palë e di mirë se çfarë duhet të bëjë sepse nuk është hera e parë që kjo çështje është në tavolinë”, tha Stano.

I pyetur nëse BE-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e shprehur nga ish-përfaqësuesja e lartë Mogherini se si do të duhej të dukej Asociacioni, Stano tha se procesi i themelimit të Asociacionit duhet të nisë pa vonesa dhe gjatë tij do të vendoset se çfarë forme do të ketë.

Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se Asociacioni mund të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
BE-ja dhe ShBA-ja vazhdimisht i kërkojnë Kosovës që të themelojë Asociacionin. Ambasadori Hovenier tha për REL-in se themelimi i tij duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të ndërmarrë Kosova.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Kosova dhe Serbia dështuan të arrinin ndonjë rezultat në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 14 shtator.

Pas takimit në Bruksel, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 5 Mars

Kosova Times Kosova Times March 4, 2025
Manastiri ne rrethim: Murgjit barrikadohen brenda, policia kërkon leje për të hyrë
Inteligjenca artificiale do të eliminojë 14 milionë vende pune
Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë
Giorgia Meloni në tronditje pas “cunamit mediatik” në Shtëpinë e Bardhë: Reagimi i saj bëri të qeshnin shumë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?