By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog
Ballina 1Lajme

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 1:09 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe të ketë një “qasje të re” lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë në procesin e dialogut.

“Ka ardhur koha për një qasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm ‘po apo jo’. Dhe e kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e [përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep] Borrellit [pas rundit të fundit të dialogut] ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 14 shtator në rundin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk arritën ndonjë rezultat.

Pas takimit, nga BE-ja thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i gatshëm të ecte përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.

Katër ditë pas përfundim të rundit të dialogut, kryeministri kosovar akuzoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, se është ndërmjetësues i njëanshëm dhe se më 14 shtator në Bruksel ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

Escobar u pyet për këto deklarata të Kurtit. Ai tha se Lajçak gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe ShBA-së.

“Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një qasje më pragmatike nga Qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova presidentes [së Kosovës, Vjosa] Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga Qeveria e Kosovës, por Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, tha Escobar.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 20 shtator se Escobar dhe Lajçak kanë mbështetjen e plotë të ShBA-së. Ai tha po ashtu se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të bëjë Kosova.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013. Por, Qeveria e Kosovës druan se ai mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Prishtina dhe Beogradi më herët gjatë këtij viti janë pajtuar edhe për Marrëveshjen drejt normalizimit. Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

ShBA-ja vazhdimisht ka përsëritur se nuk do të lejojë krijimin e një Asociacioni me kompetenca ekzekutive, që do të mund t’i ngjasonte një Republike Sërpska.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tabaku: Inflacioni dhe taksat kanë varfëruar familjet shqiptare

Kosova Times Kosova Times January 12, 2024
Ç’po ndodh? RTSH i zhduk Elvana Gjatës projektin muzikor
Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë
Zelensky: Sulmet në objektet e energjisë synojnë të rrisin migrimin
Rama uron Pavarësinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?