By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë në salcë mustardë: Kur doni të hani diçka të shijshme dhe nuk keni dëshirë të gatuani për një kohë të gjatë
January 8, 2026
Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv
January 8, 2026
VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel
January 8, 2026
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro
Lajme

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 12:02 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2022 ka arritur në 8.94 miliardë euro, ku për kokë banori është 5,037 euro, thuhet në raportin “Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, 2008-2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, rritja reale e PBB-së për këtë vit, krahasuar me vitin 2020, ishte 5.2 për qind.

“PBB-ja me çmime aktuale në vitin 2022 ishte 8.94 miliardë euro. Derisa, rritja reale në vitin 2022 ishte 5.2 për qind, krahasuar me vitin 2021. PBB për kokë banori për vitin 2022 ishte 5,037 euro”, thuhet nga ASK-ja.

Sipas këtij raporti tregtia ishte sektori me rritjen reale më të madhe ekonomike.

“Tregtia me shumicë dhe pakicë me 10.8 për qind, informim dhe komunikim me 9.2 për qind, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 7 për qind, aktivitete administrative dhe mbështetëse me 6.7 për qind, aktivitete financiare dhe të sigurimit me 6.4 për qind, industria përpunuese me 5.6 për qind, transporti dhe magazinimi me 5.4 për qind, art, zbavitje dhe rekreacion me 4.7 për qind”, theksohet në raport.

“Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me 4.5 për qind, patundshmëria me 4.1 për qind, hotelet dhe restorantet me 3.7 për qind, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me 3.6 për qind, edukimi me 3.2 për qind, furnizimi me ujë me 3 për qind, industria nxjerrëse me 2.9 për qind, shërbimet e tjera me 2.6 për qind dhe furnizimi me energji elektrike e gaz me 1.4 për qind”, vijon ASK-ja.

Ndërsa, sipas ASK-së, rënie kishte në ndërtimtari me 3.1 për qind, administrim publik dhe sigurim i detyrueshëm social me 0.5 për qind.

Në anën tjetër, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të PBB-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2022 ishte importi i shërbimeve me 21.3 për qind, eksporti i shërbimeve me 20 për qind, eksporti i mallrave me 16.1 për qind, shpenzimet e konsumit final me 4 për qind, importi i mallrave me 2.2 për qind dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 0.2 për qind.

Në fund, aty thuhet se rënie kishte te ndryshimet në inventar me 10.6 për qind dhe formimi i kapitalit bruto.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Operacion i rrallë me laparaskop në Spitalin e Pejës

Kosova Times Kosova Times November 24, 2025
Osmani takohet me kryetaren e Provincës së Kozencës dhe kryetarët e komunave arbëreshe
Elon Musk themelon një kompani të inteligjencës artificiale
Lidhjet telefonike dhe interneti po rikthehen në Gaza, Izraeli po rrit ofensivën e tij
Trump, përpara përfundimit të ultimatumit të fundit, deklaroi përsëri “zhgënjimin” e tij me Putinin dhe premtoi të “bëjë diçka”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?