By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë
May 15, 2025
Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje
May 15, 2025
Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
May 15, 2025
Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën
May 15, 2025
Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beteja “përmes ferrit” e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Beteja “përmes ferrit” e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Ballina 2Rajon / Botë

Beteja “përmes ferrit” e një brigade ukrainase pranë Bahmutit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 12:47 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Një anëtar i Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës duke qëlluar me mitraloz drejt pozicioneve ruse, pranë Andrijivkas më 27 gusht.  Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë duke përdorur kamera të vendosura në helmetat e ushtarëve dhe video të bëra me dronë.
Një anëtar i Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës duke qëlluar me mitraloz drejt pozicioneve ruse, pranë Andrijivkas më 27 gusht.  Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë duke përdorur kamera të vendosura në helmetat e ushtarëve dhe video të bëra me dronë.
Brigada e Tretë Sulmuese (foto e shkrepur pranë Andrijivkas më 16 shtator), është e përbërë tërësisht nga vullnetarë dhe konsiderohet si një nga trupat më të mira dhe më me përvojë të Ukrainës. Ajo ka luftuar pothuajse pa pushim në lindje që nga janari, ndërsa njësitë me më pak përvojë patën trajnime të reja dhe armë moderne për të luftuar në jug.
Brigada e Tretë Sulmuese (foto e shkrepur pranë Andrijivkas më 16 shtator), është e përbërë tërësisht nga vullnetarë dhe konsiderohet si një nga trupat më të mira dhe më me përvojë të Ukrainës. Ajo ka luftuar pothuajse pa pushim në lindje që nga janari, ndërsa njësitë me më pak përvojë patën trajnime të reja dhe armë moderne për të luftuar në jug.
Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij. Kjo faqe mali e vdekur - që shtrihet përgjatë dy kilometrave - dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.
Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij.

Kjo faqe mali e vdekur – që shtrihet përgjatë dy kilometrave – dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.

Një flamur ukrainas dhe një pushkë në një bunker afër Andriivka.   Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë kësaj jave në Uashington do të tentojë të sigurojë më shumë para dhe armë për shtetin e tij dhe po ashtu do të tentojë të bindë bashkëbiseduesit e tij se kundërofensiva e trupave të tij po funksionon.   Kongresi i SHBA-së, aktualisht po shqyrton kërkesën e presidentit Joe Biden për të siguruar deri në 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake dhe humanitare.
Një flamur ukrainas dhe një pushkë në një bunker afër Andriivka.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë kësaj jave në Uashington do të tentojë të sigurojë më shumë para dhe armë për shtetin e tij dhe po ashtu do të tentojë të bindë bashkëbiseduesit e tij se kundërofensiva e trupave të tij po funksionon.

Kongresi i SHBA-së, aktualisht po shqyrton kërkesën e presidentit Joe Biden për të siguruar deri në 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Ndihmësmjekët ukrainas duke bartur një të plagosur gjatë luftimeve pranë Andrijivkas. Beteja dymujore e brigadës për të luftuar në rrugën e saj përmes një pylli të djegur dhe pozicioneve të armikut të rrënjosura, tregon sfidat e kundërofensivës së Kievit në lindje dhe jug të Ukrainës.
Ndihmësmjekët ukrainas duke bartur një të plagosur gjatë luftimeve pranë Andrijivkas.

Beteja dymujore e brigadës për të luftuar në rrugën e saj përmes një pylli të djegur dhe pozicioneve të armikut të rrënjosura, tregon sfidat e kundërofensivës së Kievit në lindje dhe jug të Ukrainës.

Një ushtar ukrainas duke u trajtuar në një spital fushor pranë Bahmutit, më 10 shtator. Bahmuti ra në duart e Rusisë në maj, kryesisht për shkak të sulmeve nga luftëtarët mercenarë Wagner, përfshirë të rekrutuarit nga burgjet, qindra prej të cilëve mendohet se kanë vdekur. Që atëherë Ukraina është përpjekur ta rimarrë atë, duke shpresuar t'i shkaktojë një goditje të madhe psikologjike Rusisë.
Një ushtar ukrainas duke u trajtuar në një spital fushor pranë Bahmutit, më 10 shtator.

Bahmuti ra në duart e Rusisë në maj, kryesisht për shkak të sulmeve nga luftëtarët mercenarë Wagner, përfshirë të rekrutuarit nga burgjet, qindra prej të cilëve mendohet se kanë vdekur. Që atëherë Ukraina është përpjekur ta rimarrë atë, duke shpresuar t’i shkaktojë një goditje të madhe psikologjike Rusisë.

Një ushtar i plagosur shtrihet në një shtrat në një spital fushor më 12 shtator. Ushtarët në detyrë po mbështeten kryesisht në automjete të blinduara të epokës sovjetike dhe armë më të vjetra. Muajin e kaluar, brigada kishte qenë në gjendje të lëvizte vetëm 2 kilometra. 
Një ushtar i plagosur shtrihet në një shtrat në një spital fushor më 12 shtator.

Ushtarët në detyrë po mbështeten kryesisht në automjete të blinduara të epokës sovjetike dhe armë më të vjetra. Muajin e kaluar, brigada kishte qenë në gjendje të lëvizte vetëm 2 kilometra. 

Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një bunker në vijën e frontit në Andrijivka, më 16 shtator. Qëllimi i brigadës ka qenë kapja e Andrijivkës. Pas më shumë se tre muajsh beteje, ata më në fund depërtuan duke lëshuar granata me dronë, e duke qëlluar në drejtim të forcave ruse që ikën para tyre.
Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një bunker në vijën e frontit në Andrijivka, më 16 shtator.

Qëllimi i brigadës ka qenë kapja e Andrijivkës. Pas më shumë se tre muajsh beteje, ata më në fund depërtuan duke lëshuar granata me dronë, e duke qëlluar në drejtim të forcave ruse që ikën para tyre.

Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
Një ushtar ukrainas duke iu shmangur breshërive të artilerisë ruse. Brigada shkoi shtëpi më shtëpi, duke marrë robër rusë dhe duke vrarë ata që luftuan. Edhe pasi forcat e fundit ruse u dëbuan, Andrijivka u vu nën granatime të vazhdueshme, me dronët që gumëzhinin nga të dyja anët.
Një ushtar ukrainas duke iu shmangur breshërive të artilerisë ruse.

Brigada shkoi shtëpi më shtëpi, duke marrë robër rusë dhe duke vrarë ata që luftuan. Edhe pasi forcat e fundit ruse u dëbuan, Andrijivka u vu nën granatime të vazhdueshme, me dronët që gumëzhinin nga të dyja anët.

Një ushtar ukrainas duek ecur nëpër pyllin e djegur në vijën e frontit disa kilometra larg Andrijivkas. Zyrtarët ukrainas thanë se beteja e këtij muaji për rrugën drejt Bahmutit mund të ketë nxjerrë nga lufta deri në tri brigada ruse. Asnjëra palë nuk ka publikuar shifra për viktimat.
Një ushtar ukrainas duek ecur nëpër pyllin e djegur në vijën e frontit disa kilometra larg Andrijivkas.

Zyrtarët ukrainas thanë se beteja e këtij muaji për rrugën drejt Bahmutit mund të ketë nxjerrë nga lufta deri në tri brigada ruse. Asnjëra palë nuk ka publikuar shifra për viktimat.

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nje person nga Dagestani kreu vetëvrasje në Vjenë para deportimit në Rusi

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Autoritetet britanike konfiskuan pasurinë e vajzës së ish-presidentit të Uzbekistanit
Garë me dron. Roli i dronëve në luftën ruso-ukrainase
Një person i vrarë pas sulmit me dronë në portin rus
Borrell: Koha e fundit që Kosova e Serbia të kalojnë në një epokë evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?