By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Viktimave të dhunës në familje u cenohet e drejta në kompensim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Viktimave të dhunës në familje u cenohet e drejta në kompensim
Lajme

IKD: Viktimave të dhunës në familje u cenohet e drejta në kompensim

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 5:56 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të premten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Kompensimi i viktimave të dhunës në familje”.

Ky raporti është rezultat i analizës analitike që IKD i ka bërë aktgjykimeve të Gjykatave Themelore të Kosovës për periudhën 2020-2022.

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi gjatë prezantimit të raportit tha se rastet e kompensimit të viktimave të dhunës në familje nuk po vendoset në procedurë penale, por palët po udhëzohen në konteste civile.

Ai theksoi se nil.ë të gjitha 50 aktgjykimet e analizuara për rastet e dhunës në familjes, pavarësisht paraqitjes së kërkesës për kompensim, gjykata kanë udhëzuar në kontest civil.

“Pavarësisht faktit se viktimat kanë paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit të shkaktuar nga vepra penale në 24 raste, IKD ka gjetur se në asnjë prej rasteve gjykatat nuk kanë vendosur në procedurë penale. Prej nga rrjedhë se, gjykatat kanë udhëzuar në kontest civil në të gjitha rastet e ekzistimit të kërkesës pasurore juridike. Sipas analizës së aktgjykimeve është identifikuar se në 31 raste, gjykatat kanë udhëzuar palën/viktimën në kontest civil”, tha Kabashi.

Gjithashtu, Kabashi flet dhe për mungesën e përfaqësimit të viktimave të krimit në procedurën penale.

“Ajo çfarë tërheq vëmendjen është mungesa e përfaqësimit të viktimave në procedurë. Përkundër këtyre përcaktimeve, IKD ka gjetur se nga 50 raste të analizuara, viktimat kanë pasur përfaqësim në vetëm 22 raste, në 15 prej tyre nga mbrojtësi i viktimave, derisa në shtatë (7) raste të tjera, kanë qenë të përfaqësuara nga avokatët, që kanë angazhuar. Shprehur në përqindje, i bie se viktimat kanë pasur përfaqësues në vetëm në 38% të rasteve, duke rezultuar në mos përfaqësim profesional për viktimën në 62% të rasteve tjera”, tha ai.

Ndërsa ,Hulumtuesja e IKD-së Shqiponja Gashi theksoi problemet e shumta që paraqiten nga mos vendosja në procedurë penale. Sipas saj mos vendosja në procedurë penale mbi kërkesën e viktimës për kompensim dëmton mbështetjen e sistemit të drejtësisë penale nga viktimat potenciale.

Tutje, Gashi tha se kohëzgjatja për zgjidhjen e një lënde në procedurë civile është tejet e gjatë. Nga llogaritjet e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës është gjetur se një lëndë civile të marr epilog duhet të kalojë afërsisht 5.5 vite.

“Zhvillimi i një procedure penale dhe një civile njëkohësisht, për rastin e njëjtë shkakton rëndesë tjetër në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi që, për çështjen e njëjtë që do të mund të përfundohej në procedurë penale do të zhvillohet procedurë civile, dhe duke marrë gjithnjë në konsideratë kohëzgjatjen e lëndëve civile, në mënyrë të paevitueshme do të reflektohej ndikimi në gjykimin në kohë të arsyeshëm”, shtoi Gashi.

Gashi shtoi po ashtu se Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit për periudhën janar-shtator 2023, nga 28 kërkesa për kompensim të viktimave të dhunës në familje ka aprovuar 23 prej tyre duke ofruar në total 45,095 euro, apo në mesatare i bie 1,960 euro për person.

Dhe krejt në fund Gashi ofroi 4 rekomandime për Gjykatat gjatë trajtimit të këtyre lëndëve.

1. Gjykatat të vendosin lidhur me propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale; 2. Institucionet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi profesional për viktimat e dhunës në familje tutje; 3. Zyra për mbrojtjen ndihmë të viktimave dhe mbrojtësit e angazhuar të përmbushin kompetencat në mënyrë të plotë dhe të paraqesin kërkesë pasurore juridike në emër të viktimës në procedurë penale si dhe arsyetimet e gjykatave lidhur me rastet e dhunës në familje t’i referohen Konventës së Stambollit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri

Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

23 vatra zjarri brenda 6 orëve në Kosovë, 11 ende aktive

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Oficeri i FSK-së, Shatri merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Dreka e shpejtë e verës: Pa gatim dhe gati në 15 minuta
BE parashikon përmirësim të ekonomisë gjatë vitit 2023
Studentët e Universitetit të Prishtinës shfaqin vizionin e tyre për të ardhmen e medias në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?