By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Ndërprerja e dialogut nuk duhet parë si mundësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Ndërprerja e dialogut nuk duhet parë si mundësi
Ballina 1Lajme

Analistët: Ndërprerja e dialogut nuk duhet parë si mundësi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/23 at 12:39 PM
Kosova Times Published September 23, 2023
Share
SHARE

Përkundër pohimeve të kryeministrit Albin Kurti se emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, po mbanë anën e Serbisë, nga Qeveria nuk kanë treguar për Radio Kosovën, nëse për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në dialogun me Serbinë. Analistë politikë thonë se ndërprerja e dialogut nuk duhet parë si mundësi.

Pas takimit të fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti, kritikoi emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për pozicionim kundër Kosovës dhe anshmëri në favor të Serbisë.

Këto shqetësime, shefi i ekzekutivit i theksoi në një konferencë për media në Prishtinë, ku bëri të ditur se për punën e Lajçakut i ka shkruar letër edhe Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit zyrtar.

Pas kësaj, Radio Kosova ka pyetur Zyrën e Kryeministrit, nëse ka kërkuar zyrtarisht nga BE-ja që t’ia pamundësojë vazhdimin e mandatit emisarit për dialog dhe nëse planifikon Qeveria e Kosovës që në shenjë pakënaqësie me punën e Lajçakut, të mos marrë pjesë në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Por, përkundër interesimit dhe pritjes disaditore, nga Kryeministria nuk kanë kthyer përgjigje.

Duke komentuar pohimet e kryeministrit Kurti, për animin e emisarit të BE-së në favor të Serbisë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuçi, tregon se si do të mund të kërkohej largimi i Lajçakut.

“Në këtë rast kryeministri do të duhej që me një notë diplomatike t’i drejtohej Bashkimit Evropian, ku do të kërkonte tërheqjen e Lajçakut, apo edhe suspendimin e negociatave deri në ndryshimin e emisarit. Mirëpo, letrat siç u tha se janë dërguar, nuk janë komunikim diplomatik dhe nuk kanë rëndësinë e duhur”, tha ai.

Ndërkohë, analisti politik, Visar Xani, thotë se Kosova nuk duhet ta konsiderojë si opsion ndërprerjen e dialogut si shenjë pakënaqësie me punën e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Nuk konsideroj se është metodë e duhur tërheqja nga dialogu, për shkak se do të ballafaqohemi edhe më shumë me izolim. Por, duhet të gjejmë formulën se si të kemi sukses, por jo duke refuzuar dhe duke akuzuar, për shkak se kështu Kosova po merr shumë më shumë pikë negative”, theksoi Xani.

Letra drejtuar ndërkombëtarëve, ku kryeministri Albin Kurti kritikon emisarin Lajçak për pozicionim kundër Kosovës e favorizim të Serbisë, është vlerësuar si jokorrekte nga zyrtarë të BE-së dhe ShBA-së.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Kosova Times September 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit

Kosova Times Kosova Times February 11, 2025
Lajçak: Është e nevojshme vazhdimi i dialogut dhe respektimi i marrëveshjes
Zelensky mbërrin në Paris për t’u takuar me Macron dhe Scholz
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Mitrovicë
Haradinaj: Fermerët në Rahovec kanë nevojë për dorën e shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?