By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Sport > Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s
Sport

Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s

Kosova Times
Last updated: 2023/09/26 at 3:49 PM
Kosova Times Published September 26, 2023
Share
SHARE

Armand Duka do të jetë zëvendëspresident i UEFA-s, në një mandat 4-vjeçar.

Informacioni vjen nga mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të Qeverisë së Futbollit të organizuar mesditën e së martës në Limasol të Qipros është bërë dhe riorganizimi i bordit drejtues.

Në këtë mbledhje, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit mori besimin për të qenë në rangun më të lartë të drejtimit të Futbollit Evropian. Një ngjarje historike për Shqipërinë, që për të parën herë në do të ketë në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian një përfaqësues të saj.

Armand Duka u rizgjodh për të dytën herë në prill të këtij viti si anëtar I Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s me 45 vota (nga 55) si askush tjetër. Për shkak të punës së bërë në vitet e fundit dhe besimit që kanë, Duka u propozua për të qenë në nivelin më të lartë të drejtimit të UEFA-s, së bashku me Aleksandër Çeferin.

Një karrierë gjithnjë e në ngjitje për kreun e FSHF-së. Nëse dikur ishte diçka e vështirë për t’u besuar dhe prezenca në bordin e Komitetit Ekzekutiv, sot është realitet marrja e një posti nga më të rëndësishmit në organin më të rëndësishëm sportiv në Europë. Asnjëherë më parë një figurë shqiptare nuk ka patur një funksion kaq të rëndësishëm në të gjitha fushat në arenën ndërkombëtare.

Struktura e UEFA-s parashikon që të zgjidhet një zëvendëspresident i parë dhe katër të tjerë së bashku me një administrator të financave, me të drejta të barabarta me zëvendëspresidentët. Duka mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Komitetit ekzekutiv të UEFA-s, për t’u emëruar si zëvendëspresident, duke regjistruar një sukses historik për Shqipërinë.

Sa i takon detyrës së re, ai do të jetë në një bashkëpunim të ngushtë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili do të përcaktojë dhe detyrat e zëvendëspresidentëve. Një ngjarje që shënon një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar, që tashmë do të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë të drejtimit në futbollin Evropian. Prej vitesh Armand Duka është një nga anëtarët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në detyrën e anëtarit të Komiteti Ekzekutiv.

Duka është president i Federatës Shqiptare të Futbollit nga vitit 2002 e pas më shumë se dy dekadash arrin në nivelin më të lartë të drejtimit institucionin më të rëndësishme evropiane sportive. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tashmë bëhet faktor dhe në Europë, teksa diçka e tillë i shërben Shqipërisë në shumë drejtime.

You Might Also Like

Klubi i pingpongut ‘’Priping’’ pjesëmarrës në ‘European Trophy’ në Zagreb

Leoresa Imeri dhe Fatih Karabaxhaku fitues të turneut Top 8 U21

Sigal Prishtina, fitore pa shumë vështirësi ndaj Istogut

Përurohet shtatorja e Erion Kajtazit, që do të jetë simbol i ri i Mitrovicë

Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”

Kosova Times September 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?