By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dreka e lirë – Merrni një tenxhere të plotë dhe përgatitet për 15 minuta
September 5, 2025
Shpërndarje ushqimi nga robotët në Talin
September 5, 2025
Resorti i parë në Francë ekskluzivisht për gratë
September 5, 2025
Ishulli me ujin më të pastër në botë
September 5, 2025
Publikohen formacionet për ndeshjen Zvicër – Kosovë
September 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin në dialog
Ballina 1Lajme

Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin në dialog

Kosova Times
Last updated: 2023/09/26 at 7:42 PM
Kosova Times Published September 26, 2023
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.

Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijnë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Zyrtari i lartë amerikan tha se gjatë bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar “sulmin e tmerrshëm” të së dielës dhe ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës.

“Të dyja palët duhet t’i kthehen dialogut që lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023

Chollet bisedoi për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zyrtari amerikan kërkoi shmangien e veprime “që mund të nxisin më tej tensionet”.

“Humbja tragjike e jetës vë në pah nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për rikthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Chollet.

Më 24 shtator, një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, e cila po tentonte të largonte nga rruga një barrikadë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Kjo e fundit tha se gjatë përleshjeve janë vrarë tre sulmues të dyshuar. Ndërkaq, autoritetet kanë arrestuar tetë persona, tre prej të cilëve gjenden në paraburgim prej një muaji.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, po ashtu tha se Uashingtoni pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, pas ngjarjeve në Banjskë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak, ka thënë se, në ditët në vazhdim, do të përqendrohet në gjetjen e një rruge përpara në bisedime.

Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

You Might Also Like

Kurti: Nënë Tereza, shembulli i përpjekjes së njeriut për humanitet

Dy të vdekur në një aksident në Astrazup të Malishevës

Kosova dhe BE diskutojnë për avancimin e sistemit prokurorial

Bashës i shkon vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme

LDK për masën ndaj Kuvendit: Kriza shkak i veprimeve jologjike të LVV-së

Kosova Times September 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Avokati Berisha thotë se i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Haxhiu: Ata që propozuan ‘qeveri uniteti’ le ta braktisin atë qëndrim
Totti thotë se qëllimi i Romës është të luajë në Champions League
Erdogan: Turqia, e gatshme të jetë nikoqire e samitit për paqe mes Moskës dhe Kievit
Unë jam një ekspert në kërkimin MH370 – e di se si piloti ‘vetëvrasës’ varrosi në mënyrë të përsosur avionin dhe pasagjerët nën oqean
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?