By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëbimi nga Bullgaria i ‘priftit’ rus për në Serbi dhe sulmet terroriste në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dëbimi nga Bullgaria i ‘priftit’ rus për në Serbi dhe sulmet terroriste në Kosovë
Ballina 1Lajme

Dëbimi nga Bullgaria i ‘priftit’ rus për në Serbi dhe sulmet terroriste në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/26 at 10:05 PM
Kosova Times Published September 26, 2023
Share
SHARE

Çka vërtet ndodhi dhe cila ishte dinamika e ngjarjes së rëndë si pasojë e së cilës u vra pjesëtari i shërbimit policor të Kosovës dhe një tjetër u plagos? Në Kosovë nuk kishte ndonjë zhvillim të veçante gjatë javës së kaluar që mund të ishte arsye e një zhvillimi të tillë, shkruan Kosovatimes.

Një kohë të gjatë në media theksohet se Rusia ka interes të nxis konflikt në Ballkanin perëndimor në mënyrë që të rikthejë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtarë nga lufta në Ukrainë. Nemanja Milosheviq kryetar i organizatës politike Glas, thotë për Danas se Rusisë gjithsesi i konvenon një shkëndijë zjarri në Evropë. I vetmi zhvillim i shpërfaqur e që kishte të bënte me Rusinë në rajon, por që për fat që nuk u mbulua nga mediat shqip, kishte të bënte me zbardhjen e rrjetit të spiunëve rusë nën petkun e priftërinjve brenda Kishës Ortodokse ruse, në Ballkan të cilët kishin raport të përbashkët lidhur me aktivitetet e tre diplomatëve të dëbuar nga Maqedoni më 15 shtator. Veç tyre shteti maqedon i veriut kishte dëbuar edhe një klerik rus, arkimandritin Vasian Zmeev. Ai ishte përfaqësues i Patrikanës së Moskës që mbulonte edhe Bullgarinë.

Vasian është një anëtar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndër-Kishtar të Patriarkanës Ruse (ICRS), Ministria e Jashtme jozyrtare e institucionit. Ai në fakt përfaqëson patriarkun rus Kirill (Gundyaev) në Sofje.

Presidenti i Maqedonisë Stevo Panderovski me 23 shtator kishte deklaruar se në të gjitha rastet, shërbimet maqedonase, me ndihmën e shërbimeve partnere nga aleanca e NATO-s, dëshmuan deri në germën e fundit se ata shkonin përtej statusit që u është dhënë si diplomatë në Maqedoninë e Veriut, pra ata nuk kanë qenë diplomatë dhe për këtë janë dëbuar.

Sipas një numri publikimesh në mediat maqedonase, gjatë vitit të kaluar Zmeev jo zyrtarisht ka koordinuar të gjithë politikën e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit (MPC-OA) në fushën e diplomacisë kishtare, gjë që çoi në stanjacion të plotë në marrëdhëniet me Patriarkana Ekumenike për çështjen e dhënies së autoqefalisë KOM-OA.

Motivet e veprimeve të Kishës Ortodokse Ruse qëndrojnë në sipërfaqe: ajo nuk njeh vendimet për statusin e kishës në Maqedoninë e Veriut të marra pa pjesëmarrjen e Kishës Ortodokse Serbe (KOS). (1).

Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve si të padëshirueshëm është një “akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor, që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Vendim të njëjtë ndërmori edhe Sofja më 21 shtator duke e shpallur gjithashtu të padëshiruar arkimandritin Vasian Zmeev së bashku me dy priftërinjtë bjellorus me arsyetimin se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare të Bullgarisë.

Veprimtaria e arkimandritit Vasian është një vazhdimësi e politikës ruse të përçarjes së Bullgarisë për shkak të kishës, tha për Evropën e Lirë Prof. Kalin Janakiev, filozof dhe teolog.

Sipas shërbimeve bullgare, ka të dhëna për veprime “në lidhje me zbatimin e elementeve të ndryshme të strategjisë hibride të Federatës Ruse për ndikim të qëllimshëm në proceset socio-politike në Republikën e Bullgarisë në favor të interesave gjeopolitike ruse”.

Spiunet e kamufluar ne priftërinjtë

Sipas ambasadores së Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, të enjten priftërinjtë nga Kisha Ortodokse Ruse në Sofje “u thirrën në shërbimin e migracionit, ku u tha se përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe duhet të largohen nga vendi…. më pas u dërguan në kufirin me Serbinë,” tha ajo. Për Kishën ortodokse ruse por edhe vetë Moskën zyrtare kjo paraqet një skandal.

Është interesant se vetëm dy ditë më pas, në orën 2:34 të mëngjesit të së dielës një grup ekstremistësh serbë kanë barrikaduar një rrugë me dy kamionë. Policia e Kosovës ka ndërhyrë për ti larguar automjetet në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Është shumë indikativë pse kjo bllokadë afër manastirit në të cilën kishte pelegrinë nga Novi Sadi. Në bazë të disa zhvillimeve paraprake mund të ngritën mjaft hipoteza deri te ajo, për të nxitur ndërhyrjen e forcave speciale në manastir, për ta paraqitur si një sulm direkt ndaj manastirit dhe pelegrinëve ku Moska do ta përdorte këtë për të mbuluar skandalin në Shkup dhe Sofje.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar. Policia njofton se ata janë sulmuar me një arsenal armësh e granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Mbetet me shume paqartësi si ishte strehuar ky grup në manastirin Banjska. Vetëm para orës 8 të mëngjesit atëherë kur u bë publik sulmi nga institucionet dhe kur u bë e ditur se 30 pjesëtarë janë rrethuar, Dioqeza e Prizrenit theksoi se një grup i armatosur me maska kanë hyrë brenda dhe kanë thyer derën e manastirit me një automjet të blinduar. Për organet ndjekjes penale mbetet për të verifikuar nëse rasti është denoncuar më herët në polici nga vetë dioqeza apo prifti i këtij manastiri.

Shumica e pelegrinëve nuk kanë dashur të flasin për medie ku marrëveshja është, siç thonë ata, që gjithçka që duhet ditur për të do të tregohet nga priftërinjtë që ishin në krye të atij udhëtimi dhe atë mikpritje!. Keqpërdorimi i kishave dhe manastireve ortodokse ne Kosove historikisht janë keqpërdore nga elementë ekstremistët serbë.

Është i habitshëm fakti që menjëherë pas mbështetjes së këtyre akteve terroriste nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Serbisë, edhe përfaqësuesit e klerikëve ortodoks në Kosovë i janë bashkangjitur ndezjes së qirinjve për tre persona serbë që kanë humbur jetën gjatë sulmeve terroriste ndaj policisë së Kosovës!.

Mbetet për tu hetuar si kanë futur gjithë atë armatim në Kosovë që duhet të jetë një alarm për faktorin ndërkombëtarë por edhe vendor.

Çfarë koincidence apo jo ditën e zhvillimit të kësaj ngjarje të rëndë në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i ka shprehur një protestë të fortë ambasadorit bullgar në Rusi, Atanas Kristin, për dëbimin e një prifti të Kishës Ortodokse Ruse nga Bullgaria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse në faqen e saj të internetit.

Ndërsa në Beograd takohen ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko me presidentin e Serbisë dhe ministrin e jashtëm serb Ivica Daciq. Me këtë rast Kharcenko akuzon Prishtinën! ku thekson se kryeministri Albin Kurti, ka marrë një vijë të hapur për pushtimin e pjesës së banuar me serb të Kosovës.

Në një bisedë me gazetarët rusë, ai gjithashtu sërish akuzoi perëndimin. Gjëja e dytë e dukshme është se Perëndimi inkurajon Prishtinën në këto aktivitete, transmeton Sputnik.

“Fakti është se dialogu formalisht zhvillohet si mbulesë e asaj që realisht po ndodh në Kosovë sepse nuk jep absolutisht asnjë rezultat, si dhe kontaktet diplomatike me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore”, tha Bocan-Harchenko.

Kremlini po përdor Kishën Ortodokse për të destabilizuar vendin dhe rajonin në tërësi. Kështu, Kisha Ortodokse Ruse vazhdimisht ngjall polemika rreth objekteve fetare, duke shprehur shqetësimin për “fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë”.

Pas shpërthimit të një lufte në shkallë të gjerë në Ukrainë, në mars 2022, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në të cilën shprehte “shqetësimin për përpjekjet e Kishës Ortodokse në vende si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, veçanërisht në pjesën e entitetit serb, për të paraqitur Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar lidhjet shtet-kishë”. I njëjti dokument dënoi “përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkanin Perëndimor për të nxitur konfliktet dhe për të ndarë komunitetet”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times September 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jakaj nga IKD: Puna e Kuvendit gjatë vitit 2023, punë e dështuar

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
WSJ: Zhvilluesi kinez i armëve bërthamore përdor çipat amerikanë për të anashkaluar kufizimet e eksportit
Konjufca: Ushtria është e shtetit e shteti është i popullit
Stoltenberg: Situata në Ballkan e brishtë, me potencial për tensione në Kosovë e Bosnje
Raporti për sigurinë në veri, Sveçla: Qindra sulme ndaj Policisë e medieve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?