By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq akuzon Kosovën se do “që të fshehë prova” për sulmin në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Petkoviq akuzon Kosovën se do “që të fshehë prova” për sulmin në Banjskë
Ballina 2Rajon / Botë

Petkoviq akuzon Kosovën se do “që të fshehë prova” për sulmin në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/28 at 4:16 PM
Kosova Times Published September 28, 2023
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se Kosova nuk e lejoi misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, që të marrë pjesë në hetimet për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, sepse sipas tij, “ata duan të fshehin disa prova”.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje EULEX-it dhe Policisë së Kosovës lidhur me akuzat nga Beogradi, por këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe armatosur. Sulmi ndodhi në Banjskë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në sulm dhe disa policë të tjerë u plagosën. Autoritetet e Kosovës më pas njoftuan se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë tre sulmues të dyshuar.

Petkoviq pretendoi se sulmuesit “u vranë nga afërsia, pasi u dorëzuan”.

“Prandaj, kërkesa jonë kryesore është që një komision i pavarur, së bashku me ekspertët thanë, të kryejnë autopsinë e trupave të serbëve të vrarë”, tha Petkoviq.

Kosova e konsideron si sulm terrorist dhe e fajëson Serbinë për të, ndërkaq Beogradi mohon se ka gisht në këtë sulm.

Më 27 shtator presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti këtë qëndrim. Ai tha se nuk e di se cili ka qenë qëllimi i grupit të armatosur që kreu sulmin në veri të Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë fajësuar nënkryetarin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – Millan Radoiçiq, për udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit.

Këto akuza, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka mbështetur në një video të incizuar me dron, që ka thënë se shfaq Radoiçiqin në Banjskë, të armatosur dhe të veshur me uniformë ushtarake.

Vuçiq deklaroi më 27 shtator se Radoiçiq gjendet në Serbi dhe se do të merret në pyetje.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Sulmi në veri është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në bllokun evropian, disa shtete anëtare po kërkojnë që për këtë rast, Serbisë t’i vendosen masa ndëshkuese nëse vërtetohet se ajo është përfshirë në këtë rast.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times September 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë për shkak të bllokadave në kufi

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja
DASh shpreson për një zgjidhje për targat “në ditët në vijim”
Të paktën 12 persona humbën jetën në Evropë nga stuhia Ciaran
Motoçikleta shpie pakistanezen drejt pavarësimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?