By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Parlamentin Evropian kërkohet sanksionimi i Serbisë për dhunën në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Parlamentin Evropian kërkohet sanksionimi i Serbisë për dhunën në Kosovë
Ballina 2Rajon / Botë

Në Parlamentin Evropian kërkohet sanksionimi i Serbisë për dhunën në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 3:53 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Disa eurodeputetë kanë kërkuar të martën sanksionimin e Serbisë gjatë një seance për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE) të martën, ku u diskutua për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh javë më parë në veri të vendit.

Deputeti kroat Tonino Picula, duke folur në emër të grupit Socialist, kërko masa ndaj Serbisë, duke e cilësuar si terrorist sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ngjarjet e fundit janë evidencë se sa e rrezikshme është situata. Jemi të shqetësuar për sjelljen e Serbisë edhe pas këtyre ngjarjeve“, tha Picula.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq – ish-kryetari i dorëhequr tashmë i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjet e Beogradit zyrtar – por Kosova ngul këmbë se shteti serb qëndron pas sulmit.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vendosë masa të ngjashme ndaj Serbisë siç bëri kundër Kosovës muaj më parë. BE-ja kishte vlerësuar se Kosova nuk i kishte ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Deputetja gjermane Viola von Cramon – e cila është edhe raportuese për Kosovën në PE – tha se sulmi “brutal dëshmon se nuk mund ta marrim lirinë si të garantuar në Evropë.”

Ajo nënvizoi se lidhjet e Radoiçiqit me Beogradin zyrtar “janë më se evidente”, dhe se Serbia “menjëherë” duhet t’i tërheqë të gjitha trupat nga kufiri me Kosovën.

“BE-ja dhe NATO-ja duhet të dalin me plan të ri për Kosovën. Gjermania duhet ta ndjekë shembullin e Britanisë për të rritur praninë ushtarake në Kosovë“, tha ajo, duke iu referuar vendimit të javës së kaluar të Britanisë së Madhe për dërgimin e 200 trupave shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten kërkoi hapa “vendimtarë për ta ndalur Presidentin e Serbisë Vuçiq”.

“Vuçiqin duhet ta ndalim sepse ai nuk ndalet vetë. Nëse një herë e tolerojmë e nuk e ndalim, herën tjetër shkon një shkallë më larg. Krejt çka BE-ja ka bërë është sanksionimi i Kosovës“, theksoi ai duke kërkuar masa ndaj Serbisë.

Në debat pati shumë kritika edhe për politikën e BE-së ndaj Serbisë dhe për neglizhencën ndaj ndikimit të Rusisë në rajon. Disa deputet bënë thirrje për hetime ndërkombëtare dhe që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vihen para drejtësisë.

Disa eurodeputetë madje kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet derisa të kryhen hetimet. Ata e kritikuan BE-në për “përdorimin e një politike të butë” ndaj Serbisë, për trajtimin e Vuçiqit si mik, duke i dhënë fonde dhe duke hezituar ta dënojnë pushtetin e tij.

Komisionari për çështje humanitare, Janez Lenarçiq, foli në emër të Komisionit Evropian në mungesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, i cili ishte në udhëtim zyrtar.

Ai e kritikoi Serbisë për veprimet pas sulmit të 24 shtatorit, e cila i lartësoi tre sulmuesit serbë që u vranë pasi e sulmuan Policinë e Kosovës dhe shpalli zi për ta.

“Retorika nga Beogradi pas ngjarjeve të 24 shtatorit është shumë shqetësuese. Sikur edhe mbajtja e zisë për sulmuesit e vrarë. Edhe rritja e pranisë ushtarake në jug të Serbisë është shqetësuese“ tha ai.

Kritika edhe ndaj Kosovës

Eurodeputeti sllovak, Vladimir Biliçik, i cili është edhe raportues për Serbinë, e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për gjendjen në veri.

“Procesi i dialogut nisi të ngecë me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet. Refuzimi i tij për themelimin e Asociacionit krijoi situatën në të cilin ka ngecur dialogu. Nuk mund të ketë zgjidhje pa kompromis“, tha ai.

Eurodeputetët që e kritikuan Kosovën e bënë këtë kryesisht duke thënë se ajo “po tregon mosgatishmëri” për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Deputetët e ekstremit të djathtë e fajësuan Kosovën për “nxitjen e serbëve t’u detyruar të mbrohen“.

Parlamenti Evropian në seancën e ardhshme gjatë muajit tetor do ta miratojë dhe një rezolutë të veçantë për situatën në Kosovë.

You Might Also Like

Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2025
Trump flet për buxhetin ushtarak për Ukrainën, ndërsa Hegseth sinjalizon reduktim në programin e vogël prej 300 milionë dollarësh
CR7 pas huqi penalltinë: U ndjeva i trishtuar
Rasti ”Subvencioni IV”, aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe dy qytetarëve
Lista e futbollistëve të ftuar nga Çekia e dominuar nga Slavia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?