By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radoiçiq ndalohet për 48 orë, dyshohet për “trafikim armësh”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Radoiçiq ndalohet për 48 orë, dyshohet për “trafikim armësh”
Ballina 2Rajon / Botë

Radoiçiq ndalohet për 48 orë, dyshohet për “trafikim armësh”

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 5:40 PM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit – më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë.

Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

MPB-ja serbe tha se Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal, por nuk dha më shumë detaje.

Më 29 shtator, Radoiçiq, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Çfarë tha tjetër Prokuroria serbe?

Pas seancës dëgjimore, Prokuroria tha se i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Si udhëheqës i një grupi me disa persona, me veprim të përbashkët dhe me veprim përgjithësisht të rrezikshëm, ai ka rrezikuar jetën e njerëzve në Banjskë, në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’, më 24 shtator”, tha Prokuroria serbe.

Më 30 shtator, siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, Radoiçiq dha deklaratë “në cilësinë e qytetarit” për “rrethanat e ngjarjes tragjike në Banjskë”.

Atë ditë u tha se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtutjeshme procedurale në kompetencë të saj.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator se autoritetet përgjegjëse të Kosovës, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmoi për REL-in se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast.

BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të hënën se autoritetet e Kosovës kanë mandat për hetimin e sulmit në Banjskë dhe se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.

Ai tha se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur.

Në bazë të asaj, shtoi Stano, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.

As Prokuroria e Serbisë, as Ministria e Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it të hënën nëse do të bashkëpunojnë me Kosovën në hetime.

Për bashkëpunimin mes dy vendeve është përgjegjës Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Në ueb-faqen e këtij misioni thuhet se “EULEX-i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, duke lehtësuar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Interpolit, Europolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”.

Ngjashëm, as EULEX-iu nuk iu përgjigj interesimit të REL-it nëse do të ndërmjetësojë mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me këtë rast.

You Might Also Like

Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë

Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çfarë duhet të dini për modelin kroat?

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Ministri letonez: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë mbetet qëllim i përbashkët
Nga 1 nëntori rikthehen kalimet e përshpejtuara në kufijtë me Shqipërinë
“Një përparim nuk ka gjasa.” Ofensiva ruse dështoi, thotë Uashingtoni
Arrestohet një burrë shqiptar pasi i kërcënoi policët gjermanë me hanxhar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?