By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe BE të shqetësuara me kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA dhe BE të shqetësuara me kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA dhe BE të shqetësuara me kërcënimet ndaj zyrtarëve të drejtësisë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 9:04 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë shqiptare kanë marrë kërcënime me jetë.

Reagimi i tyre vjen pas raportimeve në media shqiptare se një bashkëpunëtor i drejtësisë ka rrëfyer se një “prej bandave kriminale që vepron në Lushnje ka bërë plane për të vrarë dy prokurore dhe një avokat.”

Ambasada e ShBA-së në Tiranë tha të mërkurën në një reagim se “një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratikë amerikane në Tiranë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë thirri një mbledhje urgjente këtë javë, ku vendosi ta riorganizojë mbrojtjen e prokurorëve.

Ambasada amerikane kërkon që “hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje”.

Edhe zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi angazhimin e autoriteteve shqiptare për t’i hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për t’ië mbajtur përgjegjës autorët.

Ndërkaq, ambasada britanike theksoi se “të gjithë ata që punojnë në sistemin e drejtësisë duhet të jenë të lirë ta kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore”.

Të hënën, pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i këtij institucioni, Alfred Balla, tha se do të kërkohet ndryshimi i disa vendime të Këshillit të Ministrave për të ofruar më shumë mbrojtje për prokurorët.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u zotua se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës “do të rrisin masat e sigurisë për zyrtarët e drejtësisë.”

Personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Artan Tafani, u arrestua më 28 shtator dhe rrëfeu për 16 ngjarje kriminale, mes të cilave gjashtë vrasje.

Policia tha se katër vrasje janë kryer në Shqipëri, ndërsa dy të tjera në Greqi.

Tafani pretendon se ekzekutimet janë kryer me urdhër të Laert Haxhiut, kreu të bandës pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë.

Ai pretendon se Haxhiu kishte kërkuar vrasjen e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurores së Lushnjës, Mirela Selimi, për shkak të hetimeve që kishin kryer ndaj tij dhe bandës që drejtonte.

Haxhiu u arrestua më 23 maj të këtij viti në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën për ekstradim, ndërsa prokuroria ka bërë ankesë.

Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë përpjekjet për ekstradimin e tij për ta sjellë para drejtësisë për të gjitha krimet që dyshohet se i ka kryer.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdes kreu i Gjykatës së Lartë të Rusisë Vyacheslav Lebedev

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
Ushtria izraelite i thotë OKB-së në Gazë të kërkojë karburant nga Hamasi
Haradinaj kujton heroin Xhemajl Fetahaj: I doli zot atdheut!
Sllovenia kërkon që palët të kthehen në dialog
Atje ku bashkëdyzohen pamjet magjike me shijen e verës në Sengiari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?