By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Liberalizimi ka rregulla, është për vizita afatshkurta e jo për punë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Liberalizimi ka rregulla, është për vizita afatshkurta e jo për punë
Ballina 1Lajme

Kurti: Liberalizimi ka rregulla, është për vizita afatshkurta e jo për punë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/05 at 2:34 PM
Kosova Times Published October 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar fushatën informuese për liberalizimin e vizave në Prishtinë. Ai ka thënë se përgjatë tetorit dhe nëntorit kjo fushatë, e cila financohet nga Zyra e Kryeministrit dhe GIZ-i gjerman do të zhvillohet edhe në shumë komuna anembanë Kosovës.

“Siç e dini të gjithë sepse e kemi përjetuar bashkërisht, ky proces ka qenë i tej zgjatur dhe i tej vonuar për qytetarët e Kosovës. Gjatë vitit që shkoi kur e kishte presidencën e Këshillit Evropian, Republika Çeke ne kemi punuar ngushtë edhe me presidencën çeke edhe me Komisionin Evropian për ta kthyer në agjendë të Këshillit Evropian këtë temë. Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku nëpërmjet progresit demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, ku në veçanti do të kisha theksuar arritjet në sundimin e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në riatdhesimin, menaxhimin e azilit dhe migrimit”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në lansimin e kësaj fushate.

Ai ka thënë se tash bashkërisht po i afrohemi ditës kur liberalizimi i vizave do të zbatohet dhe kur qytetarët e Republikës do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, pasi nga 1 janari 2024 merr fund regjimi i vizave për Kosovën.

Kurti tutje ka sqaruar edhe disa nga rregullat që qytetarët duhet t’i kenë parasysh dhe t’u përmbahen pas fillimit të procesit të liberalizimit.

“Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet pasur kujdes sepse përmban rregulla. Duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, ku do të qëndroni, mjete të qëndrueshme financiare dhe biletë kthyese. Pra, liberalizimi është për vizita afatshkurta e jo për studime apo për punë. Qytetarët, të gjithë ne së bashku, duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkeljet e rregullave edhe individualisht kur mblidhen pastaj mund të çojnë në gjoba dhe ndalesë të hyrjes në zonën Schengen”, ka shtuar Kurti.

Ai në fund ka uruar të gjithë qytetarët, për siç e ka quajtur, këtë të arritur shumë të madhe për vendin tonë.

“Tash e tutje do të mund të lëvizim lirshëm, një gjë të cilën e kemi merituar ngaherë, por që hyn në fuqi e zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm”, ka nënvizuar kryeministri.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times October 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Kundërofensiva e Ukrainës “më e ngadalshme” seç do të dëshirohej
Medalje Presidenciale Ushtarake për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
Kurti: Kosova ka shënuar përparim si kurrë më parë në tri vitet e fundit
Mbështetja online e femicidit vështirë të luftohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?