By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu
Ballina 2Lajme

Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu

Kosova Times
Last updated: 2023/10/05 at 2:36 PM
Kosova Times Published October 5, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se gjatë Samitit të Tretë të Komunitetit Politikë Evropian, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, do të kërkojë që Serbia të sanksionohet për agresionin e kryer në Kosovë, më 24 shtator nga grupet terroriste.

Samiti i cili po mbahet në Grandë ka për qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit.

E para e shtetit para fillimit të këtij samiti në një prononcim për mediat e pranishme atje ka thënë se gjatë këtij samiti do të kërkojë nga liderët evropianë që të sanksionojnë Serbinë për agresionin e kryer ndaj Kosovës.

E pyetur nëse mund të ndodhë një takim ndërmjet saj dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Granada, ajo ka thënë se nuk është paraparë diçka e tillë dhe nuk ka arsye për t’u takuar para se të vendosen sanksione kundër Vuçiqit.

Sa i përket rikthimit në dialog, e para e Republikës ka thënë se “fillimisht duhet të vihen “sanksione kundër Serbisë dhe pastaj të dialogohet”.

“Duhet ta kuptojmë që Serbia kreu krim. Ata e kanë rrezikuar tërë kontinentin evropian. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është kryer me urdhrin e lidershipit të Serbisë”, ka thënë presidentja.

Ajo tutje ka thënë se mënyra e vetme për ta tejkaluar situatën aktuale është “që të imponohen masat e ashpra kundër Serbisë”. Përndryshe, ka thënë Osmani, nëse situata vazhdon siç është tani atëherë “duhet të flasim për  çështje teknike dhe të harrojmë faktin se ka pasur një akt agresioni nga Serbia të realizuar nga grupet terroriste që janë armatosur nga udhëheqja e Serbisë”.

“Kjo duhet të ndalohet që Vuçiq të mos kryejë akte të tilla. Deklaratat nuk mjaftojnë, duhet të ndërmerren masa, duhet të jemi unanim në mbështetjen e Kosovës sa i përket kërcënimeve nga Serbia”, ka shtuar Osmani.

Tutje presidentja ka thënë se Serbia nuk duhet të marrë pjesë në Komunitetin politikë evropian, pasi si ç ka thënë ajo “kjo është një tavolinë e vendeve që besojnë në paqe e që fatkeqësisht Serbia nuk është njëra prej tyre”.

“Nëse nuk ka sanksione kundër Serbisë, ata do ta keqpërdorin dialogun e normalizimit si proces. Shpresojmë që Serbia të ketë marrë mësim se përdorimi i forcës nuk është zgjidhje. Por për fat të keq derisa flasin për paqe ata e kanë ushtrinë rreth kufirit me Kosovën dhe dëshirojnë ta fusin brenda. Ata funksionojnë nga libri i Millosheviqit i viteve 90-ta dhe libri i Putinit nga vitet e 2000-ta. Ata thonë se duam paqe dhe ne s’kemi  të bëjmë asgjë me sulmet por në të vërtet duart e tyre janë të përfshira në të gjitha këto. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është kryer me urdhrin e lidershipit të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje është shprehur optimiste edhe për qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës pas aktit terrorist të 24 shtatorit.

“Spanja është një vend që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin evropian. Shpresoj se do ta kuptojë se mbështetja e një agresioni, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do t’i ndihmojë paqes dhe stabilitetit. Shpresoj që Spanja do të ndjekë linjën e vendeve tjera dhe të marrin masa për këtë sulm të tmerrshëm jo vetëm kundër Kosovës por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin e Evropës”, ka nënvizuar Osmani.

Ajo ka thënë se Serbia në të kaluarën është ndarë mirë për disa sulme të ngjashme, por tani ka shprehur shpresën që nuk do të kalojë aq lehtë.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times October 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavës

Kosova Times Kosova Times November 24, 2024
Tiramisu klasike: Ky version i ëmbëlsirës italiane me fistikë është – i papërmbajtshëm
Haradinaj:Historia ka treguar se gruaja shqiptare ishte shtylla e shoqërisë
E vërteta rreth ushqimit në aeroplane për të cilën nuk flitet shumë
Një natë e vështirë në Palestinë, më shumë se 50 njerëz u vranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?