Ka, thekson Server, shumë gjëra të tjera që mund të bëhen, qoftë përmes sanksioneve apo kërkesave.

“Çështja është se vetëm akuzat verbale nuk do të mjaftojnë”.

Kosova, kujton profesori amerikan, aktualisht po vuan “pasoja” të mëdha nga BE-ja për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të Brukselit për largimin e kryetarëve të zgjedhur nga ndërtesat komunale dhe zvogëlimit të prezencës së policisë së Kosovës në komunitetet serbe në veriun e Kosovës.

“Nuk e di si po ecin kryetarët e komunave, por me siguri prania e policisë ka mundësuar një reagim të shpejtë, efikas dhe profesional ndaj tentativës së trazirave. BE-ja duhet të heqë sanksionet ndaj Kosovës.

Rrethanat që çuan në imponimin e tyre janë zhdukur.

Ka ardhur koha për të kuptuar se “pasojat” për Serbinë janë shumë më të rëndësishme dhe plotësisht të justifikuara. Ka ardhur momenti për të përmirësuar balancën në politikën e BE-së dhe SHBA-së, të cilën deputetët e të dyjave e kanë shpallur të padrejtë dhe që shkon në favor të Serbisë dhe kundër Kosovës”, përfundon Server.