By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 12, 2026
Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe
January 12, 2026
AARC mirëpret synimin e SHBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik
January 12, 2026
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Moti në Shqipëri i ftohtë dhe me diell
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Szunyog: Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Szunyog: Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik
Lajme

Szunyog: Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik

Kosova Times
Last updated: 2023/10/05 at 4:22 PM
Kosova Times Published October 5, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, u takua me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Në një njoftim për media, thuhet se Szunyog ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është gur themeli i sundimit të ligjit dhe një kërkesë esenciale për çdo shoqëri demokratike.

“Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një trendi shqetësues ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, zhvillimin e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorët dhe gjyqtarët individualë. Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, në mënyrë që të respektohet ndarja e pushteteve dhe sistemi i kontrolleve dhe balancave”, ka thënë ai.

Duke përshëndetur përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së statistikave në lidhje me lëndët e zgjidhura gjyqësore, ambasadori i BE-së në Kosovë ka theksuare se statistikat e besueshme janë kruciale për të vlerësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Ato janë gjithashtu një mjet për t’ia komunikuar publikut punën e bërë, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor”, ka thënë ai, thuhet në njoftim.

Teksa rikujtoi Deklaratën e nënshkruar të Përkushtimit të Përbashkët për reformat në drejtësi, e cila u mirëprit nga BE-ja, Szunyog theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave ekzistues për llogaridhënien, integritetin, efikasitetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për procesin e reformave në vazhdim dhe planet e investimeve në sistemin e drejtësisë me qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi. Në këtë drejtim, ambasadori i BE-së në Kosovë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes disa projekteve të financuara nga BE-ja.

You Might Also Like

Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe

AARC mirëpret synimin e SHBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik

Moti në Shqipëri i ftohtë dhe me diell

Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar

Temperaturat zbresin deri në -12°C

Kosova Times October 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Punëtorët teknik të sektorit privat protestojnë në 20 komuna për pagë

Kosova Times Kosova Times September 9, 2025
Ballkani Perëndimor reagon pas fitores së shpallur nga Trumpi
Maqedonci: Pjesëmarrja në ‘Defender Europe 25’ dëshmi e progresit të Forcës
Gjate 24 orëve te fundit zhduken tre persona
Llugaliu: Dogana është në proces të blerjes së skanerëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?