By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia po kërkon rizgjedhjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia po kërkon rizgjedhjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Rajon / Botë

Rusia po kërkon rizgjedhjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Kosova Times
Last updated: 2023/10/06 at 4:46 PM
Kosova Times Published October 6, 2023
Share
Vassily Nebenzia, Permanent Representative of Russia to the United Nations, arrives as Linda Thomas-Greenfield, United States Ambassador to the United Nations, sitting president of the United Nations Security Council, speaks in a meeting of the council to discuss the war in Ukraine, Thursday, Aug. 24, 2023, at United Nations headquarters. (AP Photo/John Minchillo)
SHARE

Rusia po kërkon rizgjedhjen në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut javën e ardhshme në atë që shihet si një test kyç i përpjekjeve perëndimore për ta mbajtur Moskën të izoluar diplomatikisht mbi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, raporton Reuters.

Mes shenjave të “lodhjes” së luftës në Ukrainë, disa diplomatë thonë se Rusia ka një shans të arsyeshëm për t’u ripranuar në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një votim të fshehtë të martën, 18 muaj pasi u përjashtua nga një fushatë e udhëhequr nga SHBA.

“Mendoj se ka lodhje nga Ukraina. Dhe së dyti, shumë njerëz nuk duan që organet e OKB-së të dominohen nga zërat perëndimor, për të mos përmendur pikëpamjet hegjemonike”, tha për Reuters një diplomat i lartë aziatik, i cili foli në kushte anonimiteti.
Kritikët e Rusisë thonë se rizgjedhja e saj ndërkohë që lufta gati 20-mujore në Ukrainë vazhdon të jetë e pandërprerë, do të shkatërronte besueshmërinë e këshillit me bazë në Gjenevë, një nga organet më efektive të OKB-së.

Moska po mbledh në mënyrë aktive votat e vendeve afrikane, aziatike dhe të tjera joperëndimore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, duke sulmuar atë që e sheh si hipokrizi dhe njëanshmëri të padrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

“Këshilli i të Drejtave të Njeriut duhet të mbrohet nga keqpërdorimi si një mjet për zgjidhjen e llogarive politike dhe nga praktika e standardeve të dyfishta,” tha të enjten Vasiliy Nebenzja, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara. “Këto janë taktikat e disa vendeve… të cilat e shpallin veten si mbështetës të të drejtave të njeriut,” tha ai në pritjen diplomatike të misionit rus në OKB në Nju Jork.
Rusia po lufton Bullgarinë dhe Shqipërinë për dy vendet e Europës Lindore. Secilit prej kandidatëve të suksesshëm i duhet një shumicë – të paktën 97 vota – për të fituar mandatin trevjeçar që fillon më 1 janar.

Edhe pse vende me status ligjor të dyshimtë janë zgjedhur në të kaluarën, vëzhguesit thonë se kurrë në historinë 17-vjeçare të Këshillit nuk i është dhënë e drejta e votës një vendi kaq të akuzuar për krime të egra si Rusia. “Do të ishte padyshim katastrofike për besueshmërinë e Këshillit, por edhe për besueshmërinë e OKB-së në sytë e njerëzve – veçanërisht viktimave – në mbarë botën”, tha Marc Limon, drejtor ekzekutiv i Universal Rights Group.

Marsin e kaluar, këshilli hapi një hetim mbi luftën në Ukrainë dhe akuzoi forcat ruse për shkelje që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit. Ai caktoi gjithashtu një hetues për të ekzaminuar provat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi.
Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork, ku Rusia është një nga pesë anëtarët e përhershëm me të drejtë vetoje, asnjë nga 47 anëtarët e Këshillit të të Drejtave të Njeriut nuk ka të drejtën e vetos.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi REL

Kosova Times October 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t’i paraprijë atij në NATO

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Ka ardhur reagimi i parë i Pentagonit ndaj përshkallëzimit dramatik në Lindjen e Mesme
Abdixhiku ftohet në vizitë zyrtare në Paris
Sulm i përgjakshëm në BUDAPEST: Tre policë të plagosur me thikë, një i vdekur…
Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?