By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku
January 10, 2026
Mot i vranët me reshje shiu e bore RTKlive
January 10, 2026
Vdes në QKUK gruaja e lënduar në aksidentin e 3 janarit
January 10, 2026
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
Ballina 1Lajme

Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/06 at 7:33 PM
Kosova Times Published October 6, 2023
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi të premten se i ka arrestuar dy persona në Kosovë, të dyshuar për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari.

ZPS-ja theksoi se Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe se ata janë dërguar në qendrën e paraburgimin të DhSK-së në Hagë, ku do të dalin para një gjykatësi të procedurës paraprake së shpejti.

Ata dyshohet se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në gjyqin e Dhomave të Specializuara, sipas njoftimit.

“Bahtjari dhe Januzi u arrestuan për shkeljet e kryera kundër administratës së drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale…pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në arrestimin e tyre ndihmuan edhe Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës në përputhje me legjislacionin e Kosovës, tha ZPS-ja.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr tejet seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta ndjekë këdo që përfshihet në çdo instancë”, tha ajo.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

You Might Also Like

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Mot i vranët me reshje shiu e bore RTKlive

Vdes në QKUK gruaja e lënduar në aksidentin e 3 janarit

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Kosova Times October 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Vazhdon numërimi i votave në Gjakovë, nisin hetimet për manipulim eventual

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
Basha bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit Rugova dhe Adem Demaçit
Edukimi, mjet thelbësor në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
Bullgaria mbyll portet për të gjitha anijet ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?