Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelji tha sot në Tiranë se sulmuesit e policisë së Kosovës duhet të dalin para drejtësisë, është e nevojshme të ulen tensionet dhe t’i rikthehet dialogut Serbi-Kosovë.
Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pastaj duhet të rinovojmë dialogun dhe të sjellim rezultate duke zbatuar marrëveshjet e mëparshme, duke përfshirë ato në Ohër, tha Varhelji në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. .
Të gjithë ata autorë duhet të dalin para drejtësisë dhe autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë plotësisht me BE-në për këtë çështje, tha Varhelji.
Varhelji tha se BE do të vazhdojë të mbështesë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke njoftuar se Komisioni Evropian do të miratojë një plan për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit në tregun ekonomik evropian.
Ne sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për të transformuar ekonomitë tuaja, duke i bërë ato më tërheqëse për investime. Ne kemi investuar një miliard euro për të ndihmuar qytetarët në nevojë të përballen me rritjet ekstreme të çmimeve, kujtoi Varhelji.
🇦🇱hosting the #BerlinProcess for 1st time is a proof that the region is practically an integrated part of the 🇪🇺#EU is committed to finish the job & to seal it
We offer all the tools to speed up the #Enlargement process bringing accelerated integration even before accession pic.twitter.com/Sg5JGULH7G
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 6, 2023