By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbime stabile të telefonisë mobile jo para marsit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Shërbime stabile të telefonisë mobile jo para marsit 2024
Ballina 1Financa

Shërbime stabile të telefonisë mobile jo para marsit 2024

Kosova Times
Last updated: 2023/10/07 at 4:54 PM
Kosova Times Published October 7, 2023
Share
SHARE

Shërbimet e telefonisë mobile bien shpesh në Kosovë dhe qytetarët nuk mund të presin qëndrueshmëri të tyre së paku edhe gjashtë muaj.

Në Telekomin e Kosovës thonë se problemi qëndron te vjetërsia e pajisjeve.

Më 3 tetor, shërbimet e kësaj kompanie – përfshirë thirrjet dhe mesazhet – kanë rënë për disa orë. Reagimet e qytetarëve në mediat sociale kanë qenë të shumta.

“Çdo ditë kemi telashe”, shkruante një përdorues në Facebook. “S’ka valë qe tri ditë”, shkruante një tjetër.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, nga Telekomi thonë se “janë të vetëdijshëm dhe të përkushtuar që të reagojnë sa më shpejt dhe t’i minimizojmë pasojat” e problemeve.

Por, nuk mund të zotohen për shërbime stabile para marsit të vitit 2024. Deri në atë kohë thonë se do të bëjnë investime të reja.

Telekomi i Kosovës, në fund të vitit 2022, ka nënshkruar tri kontrata për zgjerim dhe modernizim të rrjetit mobil.

Vlera e këtyre kontratave kalon shumën prej 11 milionë eurosh.

Rreziqet nga rënia e shërbimeve

Inxhinieri i teknologjisë në Kosovë, Ermal Sadiku, thotë se rënia e shërbimeve të telefonisë mobile përcillet me disa rreziqe, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.

Janë plotë gjëra që nuk funksionojnë kur bien shërbimet e tilla, thotë ai.

“Komunikimi është një nga gjërat më të rëndësishme sot në aspektin social dhe biznesor dhe ky pëson dëm të madh. Preket ekonomia, preket jeta sociale… Në rast rreziku, një person nuk mund të lajmërojë policinë apo zjarrfikësit”.

Sa u përket aspekteve të sigurisë, Sadiku thotë se nuk beson se ato kanë rrezik. “Polica dhe ushtria kanë edhe sisteme të tjera të komunikimit”, sipas tij.

Ngjashëm shprehet edhe Agron Dida, eksperti i telekomunikacionit, dikur udhëheqës i Post-Telekomit të Kosovës.

“Nuk kam ndonjë njohuri për aspektet e sigurisë, do të thotë implikimet e ndërprerjeve të tilla në sigurinë e shtetit. Por, ato shërbime kanë një rëndësi të veçantë dhe duhet të bëhet çmos që të avancohen”, thotë Dida për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Telekomi i Kosovës duhet ta përcjellë teknologjinë dhe t’i rrisë kapacitetet me teknologji të reja, për t’i evituar defektet.

ARKEP-i i bën vërejtje Telekomit

Nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) thonë se nga muaji korrik kanë ndërmarrë disa veprime ndaj operatorëve, të tilla si inspektime në terren dhe verifikime të ndryshme, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ky autoritet thotë se është duke monitoruar situatën me ofrimin e qasjes dhe shërbimeve për konsumatorët.

“Në rast të mosveprimit të tyre në përputhje me vërejtjet, do të shqiptojmë masa në përputhje me kompetencat e deleguara me Kornizën Rregullatore për Komunikimet Elektronike”, thuhet në deklaratë.

Nga ARKEP-i thonë se i kanë dërguar vërejtje Telekomit të Kosovës për “mospërmbushje të përgjegjësive që i ka ndaj konsumatorëve”, por se nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë për shqiptimin e sanksioneve të mundshme ekonomike.

“Shqiptimi i sanksionit ekonomik ndaj ndonjë ndërmarrjeje/operatori është masa e fundit, e cila vihet në përdorim për vendosjen e ligjshmërisë, dhe kjo vetëm atëherë kur të jetë e nevojshme dhe të kenë dështuar mjetet tjera”, thonë nga ARKEP-i.

Në Ligjin për Komunikime Postare, neni 101 – sanksionet ekonomike, thuhet se çdo ndërmarrës/operator kur dështon të jetë në pajtim me aktet juridike, dënimet i ka deri në 7% të të hyrave vjetore të ndërmarrësit.

Por, nëse kalkulimi i një shume të tillë është i vështirë, ndërmarrësi/operatori dënohet me një shumë prej jo më shumë se 86 mijë eurosh.

Humbjet milionëshe ndër vite të Telekomit

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare.

Qeveria e Kosovës është pronare e të gjitha aksioneve të Telekomit.

Deri në vitin 2015, kjo ka qenë kompania më fitimprurëse në vend.

Nga viti 2008 deri më 2015, ajo i ka paguar Qeverisë së Kosovës mbi 250 milionë euro dividenda – mjete që ndahen kur kompania shënon rezultate të mira financiare.

Por, viteve më pas, është përballur me përkeqësim të situatës financiare.

Kjo, sipas ekspertëve të telekomunikacionit, ka ndodhur si pasojë e kontratave të dëmshme, vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, ndërhyrjes së politikës në vendimmarrje strategjike të kompanisë dhe nepotizmit.

Zyra Kombëtare e Auditimit, që është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar në Kosovë, ka raportuar në qershor të këtij viti se Telekomi, në tetë vjetët paraprakë, ka operuar me humbje.

Sipas raportit, humbjet e akumuluara deri më 31 dhjetor, 2022, kanë arritur vlerën e afro 80 milionë eurove.

Nga Teleklomi e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, “gjendja është duke u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, por se “sfidat dhe problemet ende ekzistojnë”.

“Menaxhmenti dhe stafi i Telekomit janë duke punuar pa pushim, por përkundër rezultateve dhe përmirësimeve, ende kemi probleme me platforma të stërvjetruara, të cilat jemi duke i ndërruar”, thonë në Telekom, por pa specifikuar më shumë.

Qeveria e Kosovës, përmes Projektligjit për Fondin Sovran, ka paraparë që ky fond t’i marrë në pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, përfshirë edhe Telekomin e Kosovës.

Fondi do ta ketë, pastaj, përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

Projektligji për Fondin Sovran është miratuar në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës, në korrik të këtij viti.

Sa paguajnë qytetarët për shërbime?

Në Telekomin e Kosovës operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala.

Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Qytetarët paguajnë shuma të ndryshme për shërbimet që marrin nga Telekomi i Kosovës.

Interneti në telefon, teknologjia 3G dhe 4G vetëm një ditë kushton 0.50 euro, ndërkaq për 31 ditë kushton 7.50 euro.

Disa pako tjera, ku hyjnë interneti, thirrjet mobile dhe fikse, si dhe shërbime tjera, nisin nga 2.99 deri në 9.99 euro. Këto pako vlejnë nga dhjetë deri në 30 ditë.

You Might Also Like

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes

Kosova Times October 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale

Kosova Times Kosova Times January 29, 2024
Mbi 50% e kompanive të huaja nuk duan të investojnë rishtas në Maqedoninë e V.
Shukri Buja udhëton në Hagë, ftohet nga Specialja
Rasti në Podujevë, dështim i sistemit në trajtimin e të miturve recidivistë
CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?