By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk mund ta ekstradoj në Prishtinë (VIDEO)
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk mund ta ekstradoj në Prishtinë (VIDEO)
Rajon / Botë

Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk mund ta ekstradoj në Prishtinë (VIDEO)

Kosova Times
Last updated: 2023/10/07 at 2:38 PM
Kosova Times Published October 7, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për Sky News se Millan Radoiçiqi nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ai akuzohet [në Serbi] për një krim të madh dhe serioz”, theksoi Vuçiq.

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën. Ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Sky News.I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiq përgjigjet me pyetjen – “po tallesh me mua apo çfarë”.

“Po ju kërkoj sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiq.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi gjoja i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë dhe i ka ofruar armë një grupi serbësh dhe për fotografitë e Policisë së Kosovës që tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi, presidenti serb thotë se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

Kush do të besojë se në fakt është diçka ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiq, transmeton Kossev.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Gjatë këtij sulmi u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pasi zunë në prit një patrullë policore , sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si akt terrorist, ndërkaq Serbia mohon çdo përfshirje në sulmin, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë Radoiçiqi.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiq tha se ai nuk mund t’i quajë sulmuesit terroristë, edhe pse tha se dënon vrasjen e policit kosovar.

“Ata persona [sulmuesit] u dëbuan nga pragu i tyre”, tha Vuçiq, duke shtuar se sulmuesit “kanë jetuar atje [në Kosovë] dhe dëshironin që të riktheheshin”.

Dislokimi i ushtrisë “nuk është faktor destabilizues”

Vuçiq tha se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën nuk ishte një faktor destabilizues në Kosovë.

“Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë”, tha Vuçiq.

Lideri serb tha se vetin e kaluar, Serbia kishte vendosur 14.000 ushtarë afër kufirit.

“Ne e kemi shtensionuar situatën. Ne do të kemi njerëz nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të cilët do të shohim se ne tani aktualisht kemi afër 4.400 ushtarë [afër kufirit]”, tha Vuçiq.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Serbia “ka nisur tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën. Uashingtoni e cilësoi këtë si “lajm të mirë”.

Ushtria serbe u dislokua përgjatë kufirit me Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times October 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Irakiani arrestohet për vjedhje, akuzohet se pini e nuk pagoi

Kosova Times Kosova Times January 10, 2024
Zbardhet plani: Shërbimi sekret rus hartoi planin, gjithçka ishte gati për likuidim dhe formimin e kampeve të përqendrimit…
PLE e dënon sulmin në Ferizaj: Racizmi nuk ka vend në shoqërinë kosovare
Kurti me kreun FMN-së: Kosova shembull për ekonomitë e tjera në menaxhimi e borxhit publik
Sot besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë Krishtlindjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?