“Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian për shkak se kishte marrë nga një lokal dhe kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur”, thuhet në raportin ditor të zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.