By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite

Kosova Times
Last updated: 2023/10/09 at 9:28 PM
Kosova Times Published October 9, 2023
Share
SHARE

Grupi militant palestinez, Hamas, që ka zënë afër 150 pengje gjatë sulmit të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, kërcënoi të hënën se do t’i vrasë ata nëse Izraeli vazhdon të kryejë sulme ajrore në Gaza, pa paralajmëruar banorët që të largohen nga caqet.

Ky kërcënim nga Hamasi vjen pasi Izraeli vendosi rrethim të plotë në Rripin e Gazës, duke ndërprerë furnizimet, gjë që shtyri Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se situata humanitare do të përkeqësohet.

Që nga 7 tetori, kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit, ky i fundit ka vazhduar të godasë caqe në Gaza në shenjë hakmarrjeje.

Si pasojë e sulmeve nga toka, ajri dhe deti, Izraeli tha se numri i të vrarëve është rritur në 800 persona. Rritje e numrit të viktimave të hënën u raportua edhe nga autoritetet shëndetësore në Gaza, ku, sipas shifrave të fundit janë vrarë 680 persona.

Hamasi pretendoi më 9 tetor se nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë katër nga pengjet. Më vonë, grupi militant tha se nëse sulmet nuk ndalen, do t’i vrasin vetë pengjet.

“Çdo shënjestrim i njerëzve tanë pa paralajmërim do të pasohet me ekzekutimin e një robi civil”, tha përmes një deklarate Brigada, Al-Kasam, që është krahu i armatosur i Hamasit.

Më herët gjatë të hënës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kërcënoi Hamasin, duke thënë se ajo se çfarë do të përjetojë ky grup do të jetë “e vështirë dhe e tmerrshme… Ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të jashtëzakonshme”.

Izraeli ka thirrur 300.000 rezervistë të ushtrisë për t’iu bashkuar luftës kundër Hamasit. Izraeli ka konfirmuar se afër 1.000 militantë të Hamasit janë infiltruar në territorin e tij.

Hamasi, që kontrollon Gazën që nga viti 2007, njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqi të tjera perëndimore.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

Kosova Times October 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”

Kosova Times Kosova Times February 20, 2023
Millenkoviqi e Vllajiqi dënohen me nga 5 vjet burgim, Pantiqi me 2 vjet
Kosovari me 114 gjoba në Kosovë kapet pa patentë, Policia njofton Zvicrën
Një rus i vuri flakën një luftanije ruse dhe iku në Ukrainë: “Operacioni ishte i vështirë”
Një ushqim i shkëlqyeshëm për presionin e gjakut dhe sheqerin, ka vetëm 23 kalori dhe është ideal për humbje peshe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?