Njësiti për persona të arratisur “FAST Kosova” në kuadër të Policisë së Kosovës ka arritur të arrestoj shtetasin serb, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.
“Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, njofton Policia.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla. /Kosovatimes/