Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Andorrës, e cila zhvillohet, të enjten, në orën 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Njëherësh kjo ishte stërvitja e fundit në Kosovë, pasi nesër në mëngjes Dardanët udhëtojnë drejt Andorrës.
Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila më shumë shërbeu si rigjenerim për lojtarët, këtë herë u punua me intensitet të plotë, teksa përzgjedhësi Gliha punoi edhe në aspekte teknike-taktike.