Mijëra të rinj po argëtoheshin në orët e hershme të 7 tetorit, kur militantët e grupit palestinez, Hamas, që udhëheq Gazën, ia mësynë festivalit të muzikës Supernova, në Izrael, dhe hapën zjarr.
“Gjithçka ishte aq e mrekullueshme, ndeja më e mirë në të cilën kisha marrë pjesë në jetën time, derisa nga parajsa u bë ferr për një sekondë”, tha Elad Hakim, që i mbijetoi sulmit.
Videot e shpërndara në internet tregojnë pjesëmarrësit duke ikur në këmbë, përderisa të tjerë u morën peng dhe besohet të jenë dërguar në Gazë.
Mbi 200 persona u vranë.