By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara
December 4, 2025
Putin zotohet të marrë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut ‘me çdo mjet’ përpara vizitës në Indi
December 4, 2025
Gazetarët nga projekti Sistema u bënë laureatë të çmimit të Bordit Editorial
December 4, 2025
Britania vendosi sanksione kundër GRU-së dhe 11 individëve në lidhje me rastin Skripal
December 4, 2025
Macja shpëtohet nga rrënojat e përmbytjeve në Indonezi: Ajo kaloi shtatë ditë pa ushqim dhe ujë
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bideni i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, Iranit të ketë kujdes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bideni i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, Iranit të ketë kujdes
Rajon / Botë

Bideni i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, Iranit të ketë kujdes

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 8:36 AM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje të mërkurën Izraelit t’iu përmbahet rregullave të luftës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për ta shkatërruar Hamasin pas sulmit shkatërrues të grupit militant palestinez.

Biden, i cili urdhëroi zhvendosjen e aeroplanmbajtësit modern amerikan në Detin Mesdhe në shenjë përkrahjeje për Izraelin, e paralajmëroi edhe mbështetësin e Hamasit, Iranin, të jetë “i kujdesshëm”.

Ai tha gjatë një tubimi me liderët e komunitetit amerikano-hebre në Shtëpinë e Bardhë se sulmi ndaj Izraelit, si pasojë e të cilit u vranë 1.200 njerëz, ishte “dita më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga holokausti”.

Por, derisa Izraeli u hakmor duke e bombarduar Rripin e Gazës, duke i vrarë rreth 1.100 njerëz, Biden tha se bisedoi të mërkurën me Netanyahun, për të cilin tha se e njeh për më shumë se 40 vjet dhe se me të ka “marrëdhënie shumë të sinqerta. E njoh shumë mirë atë”.

“Një gjë që ia thashë është se për Izraelin është shumë e rëndësishme, pavarësisht zemërimit dhe tërbimit që ekziston, të veprojë sipas rregullave të luftës”, tha Biden.

“Dhe, rregulla të luftës ka”, shtoi ai.

Kjo është hera e parë që Biden bën thirrje për vetëpërmbajtje në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat nisën të hënën, dy ditë pasi Izraeli u sulmua befasisht nga militantët që u futën nga Gaza në jug të vendit.

Paraprakisht, Netanyahu u zotua se do ta shkatërrojë plotësisht grupin militant.

“Çdo pjesëtar i Hamasit është i vdekur”, tha Netanyahu të mërkurën, duke e krahasuar këtë grup me grupin e Shtetit Islamik (ISIS).
Por, Biden e kishte edhe një paralajmërim të fortë për Iranin, i cili e mbështet Hamasin, dhe është armik i moçëm i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan kujtoi se Uashingtoni e ka dërguar aeroplanmbajtësin më të madh në botë, USS Gerald R. Ford, dhe flotën e tij, në rajon. Zyrtarët amerikanë thanë se edhe një aeroplanmbajtës tjetër do të dërgohej së shpejti, nëse është e nevojshme.

Biden tha se ua ka “bërë të qartë iranianëve. Keni kujdes”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken u nis të mërkurën për Izrael në shenjë solidariteti me Izraelin.

You Might Also Like

Putin zotohet të marrë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut ‘me çdo mjet’ përpara vizitës në Indi

Gazetarët nga projekti Sistema u bënë laureatë të çmimit të Bordit Editorial

Britania vendosi sanksione kundër GRU-së dhe 11 individëve në lidhje me rastin Skripal

Macja shpëtohet nga rrënojat e përmbytjeve në Indonezi: Ajo kaloi shtatë ditë pa ushqim dhe ujë

Bisedë e publikuar midis Macron, Merz dhe Zelensky. “Amerika mund të na tradhtojë”

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zhvillohet në Tiranë Takimi i organizatës “Gratë për Afganistanin”

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Moska u deklarua për shkak të takimit të Vuçiqit me Von der Leyen dhe Kosta
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph
Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona
Vetdorëzohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?