By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet një vjetori i funksionimit të Gjykatës Komerciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shënohet një vjetori i funksionimit të Gjykatës Komerciale
Lajme

Shënohet një vjetori i funksionimit të Gjykatës Komerciale

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 3:47 PM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Në një ngjarje të veçantë sot, Gjykata Komerciale e Kosovës ka shënuar suksesin e vitit të parë të funksionalizimit të saj. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm drejt një sistemi të drejtësisë komerciale, efikase, me transparencë, llogaridhënie dhe të qëndrueshme.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, ambasadori i SHBA-së z. Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Kryetari i Gjykatës Komerciale Mahir Tutuli duke falënderuar të pranishmit, dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, vlerësoi angazhimin dhe pasionin e tyre për të siguruar drejtësi të barabartë dhe të paanshme për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Tutuli theksoi rëndësinë e vazhdueshme të përmirësimeve në sistemin gjyqësor, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt një drejtësie më efikase dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.

“Kur hapëm dyert e gjykatës për herë të parë në vitin 2022, ne e dinim se kishim shumë sfida dhe punë përpara nesh. Është dashur të ndërtonim një gjykatë të re nga themeli, të rekrutonim dhe trajnonim ekip të ri të gjyqtarëve, stafit dhe të zhvillonim praktika dhe procedura të reja. Por, ne ishim të gatshëm për këtë sfidë, dhe kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm në vitin e parë të operimit të gjykatës. Gjykata Komerciale në vazhdimësi ka mirëpritur adresimin e rasteve komerciale nga investitorët e huaj dhe vendor në Kosovë, dhe ka  shërbyer si adresë e vetme për të gjitha bizneset, duke ofruar zgjidhje të rasteve komerciale në mënyrë profesionale, transparente dhe duke respektuar afatet kohore”, u shpreh Tutuli.

Sipas kryetarit Tutuli, sot, Gjykata Komerciale është një institucion i suksesshëm. “Performanca e saj në vitin e parë të operimit ka qenë e jashtëzakonshme. Në fillim Gjykata ka trashëguar pothuajse 10,000 lëndë të vjetra nga të gjitha gjykatat themelore të Kosovës, ndërsa ka pranuar edhe 3,800 lëndë të reja shtesë gjatë vitit të parë. Pavarësisht ngarkesës enorme me lëndë të trashëguara, gjykata ka arritur shkallën e spastrimit të lëndëve në 113%, duke zgjidhur 4,312 lëndë gjatë vitit, që është shifër më e lartë sesa numri i lëndëve të reja që janë pranuar gjatë vitit. Duke pasur në konsideratë se gjykata ka operuar gjatë gjithë vitit me numër më të vogël të gjyqtarëve sesa që është e përcaktuar me ligj, dhe me vetëm një përqindje të vogël të stafit të planifikuar, kjo shkallë e spastrimit konfirmon një performancë të shkëlqyer gjatë vitit të parë”.

Ai gjithashtu theksoi disa nga sukseset më të rëndësishme të vitit të parë të funksionalizimit, duke përfshirë: përmirësimin e proceseve të shqyrtimit të lëndëve dhe zvogëlimin e kohës së pritjes për një vendim gjyqësor; rritjen e transparencës dhe qasjen e publikut në informacione të rëndësishme të lidhura me procesin gjyqësor; përmirësimin e përdorimit të teknologjisë për të bërë procesin gjyqësor më efikas dhe të përshtatshëm për nevojat e sotme.

Ky përvjetor i suksesshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të palodhshëm të gjithë të involvuarve në përmirësimin e sistemit gjyqësor. Kryetari Tutuli shprehu besimin e tij se  këto përmirësime do të vazhdojnë në të ardhmen dhe se kjo gjykatë do të bëhet një shembull i mirë për të gjitha gjykatat e tjera në vend.

Me këtë rast, u bë një thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët të të gjithë akterëve të drejtësisë për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe për të siguruar një drejtësi të fuqishme dhe të besueshme për të gjithë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Kosova Times Kosova Times March 6, 2024
Modelja braziliane tregon se çfarë kërkon nga partneri i saj: 5000 dollarë në muaj për të ruajtur bukurinë e saj
Ministri Sveçla e njofton emisarin Peach se Kosova sfidohet në vazhdimësi nga faktorë të jashtëm
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në rajonin Kurgan
KMDLNj: Sjellja e infermieres ndaj të moshuarës, çnjerëzore dhe kriminale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?