By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtyhet ndeshja kualifikuese mes Kosovës dhe Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shtyhet ndeshja kualifikuese mes Kosovës dhe Izraelit
Sport

Shtyhet ndeshja kualifikuese mes Kosovës dhe Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 11:08 AM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi të enjten se ndeshja e Grupit I kualifikues për Euro 2024 mes ekipit kombëtar të Kosovës dhe Izraelit është shtyrë për kohë të papërcaktuar, si pasojë e luftës së Izraelit me grupin militant Hamas.

FFK-ja tha u njoftua nga UEFA për shtyrjen e ndeshjes së përcaktuar të zhvillohej të dielën e 15 tetorit në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

“Deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, e si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit”, thuhet në njoftim të FFK-së.

Ajo tha se UEFA e do të njoftojë me kohë për datën e re të kësaj ndeshjeje.

Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor, pak orë pasi mijëra luftëtarë të grupit militant, Hamas, i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.

Ata i vranë rreth 1.200 njerëz në Izrael dhe i morën së paku 150 pengje me vete në Gaza gjatë sulmeve.

Ushtria izraelite është duke e bombarduar Gazën që nga dita e hënë, duke bërë që rreth 1.200 palestinezë të vriten gjatë kësaj periudhe.

Izraeli pritej të udhëtonte për Prishtinë të shtunën, me synim për një rezultat që do ta mbante në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të verës së ardhshme në Gjermani.

Derisa izraelitët ende kanë shpresa të mëdha, Kosova i ka humbur gjasat për atë që do të ishte pjesëmarrja historike në një turne të madh të futbollit.

Kosova është e parafundit në Grupin I kualifikues me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Izraeli ka 11 pikë, vetëm tri pikë larg lideres Zvicrës dhe një pikë larg Rumanisë – dy vendeve që dërgojnë në Euro 2024.

Në përballjen e parë mes vete në këtë grup në Tel Aviv më 25 mars, Izraeli dhe Kosova barazuan 1:1.

You Might Also Like

Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime

Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia shqiptoi 1860 gjoba në trafik për 24 orë

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë
Kurti përkujton 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahoveci
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
Putin do të luftojë deri në zgjedhjet amerikane në vitin 2024, sipas Uashingtonit dhe Brukselit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?