By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Po punojmë për krijimin e zonave të sigurta në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken: Po punojmë për krijimin e zonave të sigurta në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken: Po punojmë për krijimin e zonave të sigurta në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 9:03 PM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të minimizojë vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se SHBA-ja po punon për të krijuar zona të sigurta në Rripin e Gazës.

Pas vizitës në Tel Aviv një ditë më herët, Blinken nisi një turne në gjashtë shtete arabe dhe në Katar ai mbrojti sërish të drejtën e Izraelit për t’u përgjigjur pas sulmeve masive të militantëve palestinezë të Hamasit, por kërkoi që të mbrohen civilët palestinezë.

“Ne i kemi bërë thirrje Izraelit të përdorë çdo mbrojtje të mundshme për të shmangur dëmet në mesin e civilëve. Ne e dimë se shumë familje palestineze në Gaza po vuajnë pa faj dhe ka të vrarë në mesin e civilëve palestinezë”, tha ai gjatë konferencës në Katar.

Megjithatë, kryediplomati amerikan përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë pas sulmeve “të paarsyeshme” të Hamasit.

“Ajo çfarë po bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo çfarë po bën Izraeli është se po mbron jetën e popullit të tij”, tha ai.

“Çdo shtet, i përballur me atë me të cilën po përballet Izraeli, do të vepronte njësoj”, shtoi Blinken.

Blinken lavdëroi Katarin, shtet që ka raporte të kamotshme me Hamasin, për siç tha, “urgjencën” për përpjekjet për të bindur militantët që të lirojnë afër 150 pengje.

Blinken po ashtu ka diskutuar për mënyrat se si të mbrohen civilët në Gazën që kontrollohet nga Hamasi, pasi Izraeli paralajmëroi më 13 tetor mbi 1 milion palestinezë që të largoheshin në jug të Rripit të Gazës, para një sulmi të mundshëm tokësor.

Ushtria izraelite konfirmoi më vonë gjatë së premtes se forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gazë gjatë 24 orëve të fundit.

Një zyrtar amerikan tha se Izraeli është pajtuar me Blinkenin gjatë bisedimeve në Tel Aviv për “nevojën e krijimit të disa zonave të sigurta ku civilët mund të zhvendosen, të jenë të sigurt nga operacionet legjitime të sigurisë së Izraelit”.

Militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor nisën sulme masive nga toka, ajri dhe deti, ndaj Izraelit, duke vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkaq, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 1.779 persona, teksa Izraeli po ashtu ka ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe rrymë për këtë territor.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e pranoi se evakuimi i 1.1 milion palestinezëve është një detyrë “e vështirë”.

ShBA-ja po ashtu po punon me Egjiptin – me të cilin po ashtu kufizohet Gaza – dhe Izraelin që amerikanët dhe shtetasit e tjerë të huaj të mund të largohen përmes pikë kalimit Rafah.

Pa përfshirë luftimet e fundit, në 15 vjetët e fundit, Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra që kanë vrarë mijëra persona.

You Might Also Like

Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”

‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës

SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë

Axhenda ndërkombëtare

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Papa Françesku lutet për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times December 25, 2022
Osmani flet me De Riun për çështjet e sigurisë dhe heqjen e masave të BE-së
Trump: Disa gjëra nuk ndryshojnë. Asnjë kthim i Krimesë dhe asnjë anëtarësim i Ukrainës në NATO
Të shtëna vdekjeprurëse në Roterdam
Koreja e Veriut mund të ketë transferuar raketa balistike në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?