By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza
Rajon / Botë

Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza

Kosova Times
Last updated: 2023/10/14 at 5:03 PM
Kosova Times Published October 14, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës dhe Izrael, pasi ushtria izraelite i ka urdhëruar gjysmën e palestinezëve – mbi 1 milion – që të evakuohen drejt jugut të Gazës.

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë e minimizimit të dëmit ndaj civilëve, teksa Izraeli përgatitet për një ofensivë eventuale tokësore, një javë pasi grupi militant Hamas ka kryer sulm të pashembullt kundër Izraelit.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken para se të niset në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejme.

“Askush prej nesh nuk dëshiron të shohë civilë duke vuajtur, qofshin në Izrael, apo në Gaza, apo kudo tjetër”, ka thënë Blinken.

Ministri saudit ka thënë se Mbretëria është e përkushtuar për mbrojtje të civilëve.

“Është situatë shqetësuese”, ka thënë ai.

“Është situatë shumë e vështirë. Ju e dini, ata që vuajnë më shumë janë civilët dhe popullsia civile në të dyja anët po ndikohet, andaj është e rëndësishme, sipas meje, që të dënohet shënjestrimi i civilëve në secilën formë dhe nga secila palë”.

Një zyrtar amerikan ka thënë të shtunën se Uashingtoni nuk i ka kërkuar Izraelit që ta ngadalësojë ose pauzojë planin e evakuimit.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka autorizuar të shtunën largimin e stafit jo të domosdoshëm të Qeverisë amerikane nga ambasadat në Jerusalem dhe zyra në Tel Aviv.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times October 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times October 4, 2022
Zhizhek për politikën zyrtare të Serbisë, djathtas dhe majtas në botë
Votimi në përfaqësitë diplomatike, Gërvalla: Ditë vërtet historike
Sa vota kanë kandidatët tash për tash?
Dogana thotë se për dërgesat e Serbisë me dinarë po zbaton vendimin e BQK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?