By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE mbështet Procesin e Berlinit si kornizën më të mirë për rajonin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE mbështet Procesin e Berlinit si kornizën më të mirë për rajonin
Ballina 1Lajme

BE mbështet Procesin e Berlinit si kornizën më të mirë për rajonin

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 10:41 AM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
epa10283396 (L-R, front row) Prime Minister of Serbia Ana Brnabic, Prime Minister of North Macedonia Dimitar Kovacevski, Prime Minister of the Republic of Montenegro Dritan Abazovic, Prime Minister of Kosovo Albin Kurti, Prime Minister of Bosnia and Herzegovina Zoran Tegeltija and Prime Minister of Albania Edi Rama at a signing ceremony for three agreements by the heads of government of the six Western Balkan countries during the 'Western Balkans Conference' at the Chancellery in Berlin, Germany, 03 November 2022. German Chancellor Olaf Scholz is hosting a meeting of European Union officials and Western Balkan leaders at the Chancellery in Berlin. EPA-EFE/ANDREAS GORA / POOL
SHARE

Krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet në një vend të rajonit.

Me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presedentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, komisionari i BE-së për Zgjerim Oliver Verhelyi, dhe shumë zyrtarë tjerë evropianë, dëshirojnë të dëshmojnë se sa e përkushtuar është BE-ja në mbështetje të këtij procesi.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme.

Kur ishte nisur ky proces, rikujtojnë diplomatët në Bruksel, qëllimi ishte që ai të jetë vërtet gjithëpërfshirës dhe të gjitha vendet e rajonit të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht për shkak se formalisht nuk është proces në kuadër të strukturave të BE-së, ai nuk është i ngarkuar me pengesa formale siç është qasja ndaj statusit të Kosovës.

Përderisa proceset tjera rajonale, sikurse dhe takimet që i organizon BE-ja kanë një qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës, dhe si pasojë nuk përdoren simbolet shtetërore, Procesi i Berlinit nuk e ka pasur deri tash një pengesë të tillë.

Në Procesin e Berlinit merr pjesë edhe Kosova si shtet, sikurse shtetet tjera.

Por, edhe pse nuk është proces formal i BE-së, Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm këtë si kornizën kryesore për të ndihmuar rajonin. Dhe BE-ja merr pjesë në këtë proces në mënyrë aktive, si në nivelin politik, ashtu edhe duke i përshtatur programet e veta për rajonin, që të jenë në përputhje me qëllimet e Procesit të Berlinit.

BE-ja nuk e ka pasur një qasje të tillë ndaj nismës “Ballkani i Hapur“, i cili akoma është një nismë rajonale ku marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Por, ajo nismë nuk ka arritur të jetë gjithëpërfshirëse sepse akoma tri shtete kanë mbetur jashtë saj. Një paralajmërim i mëhershëm i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se nisma “Ballkani i Hapur“ do të shkrihet, pasi shumë prej ideve të tij janë përfshirë në Procesin e Berlinit, janë pritur si lehtësim në BE.

Sepse, ndonëse nuk janë shprehur asnjëherë kundër kësaj nisme, “Ballkani i Hapur“ është parë nga shumë diplomatë si një kopje e punës që tashmë bëhej përmes nismave të BE-së dhe përmes Procesit të Berlinit.

Komisioni Evropian, në samitin në Tiranë, do të paralajmërojë dhe një paketë të madhe për investime, të cilën pritet ta paraqesë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në fillim të muajit nëntor, kur edhe pritet të publikohet paketa vjetore e zgjerimit me raportet e progresit për vendet kandidate dhe kandidatët potencialë.

Këtë e ka paralajmëruar edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer, duke folur për vizitën e von der Leyenit në Tiranë.

“Samiti i Berlinit do të jetë një rast për të diskutuar me liderët e vendeve të rajonit për planin e ri për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, i cili është tash në fazën e përgatitjes nga ana e Komisionit Evropian“, ka thënë ky zëdhënës.

Komisioni Evropian thotë se qëllimi i një plani të ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor është që të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për këto vende, para se ato të bëhen anëtare formale. Kjo do të mundësohej përmes integrimit në tregun e përbashkët, përmes bashkëpunimit rajonal-ekonomik, përshpejtimin e reformave dhe rritjes së ndihmave financiare.

Ky plan do të jetë një nismë shtesë krahas planit të BE-së për investime, i cili ishte iniciuar në vitin 2020 dhe ofron deri në 30 miliardë euro për investime.

Deri tash janë mobilizuar rreth 16 miliardë euro për këtë qëllim.

BE-ja mbështet fuqishëm edhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Liderët e BE-së do të insistojnë në këtë edhe gjatë diskutimeve që do të kenë me partnerët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor gjatë samitit në Tiranë. Do të flasin edhe për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes në rajon, që ishte nënshkruar në samitin e vitit të shkuar.

Diplomatët në BE thonë se të gjitha këto “punë të mira“ që po bëhen përmes Procesit të Berlinit, mund të hasin në pengesa për shkak të mospajtimeve politike mes vendeve të rajonit, e në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova tashmë është nën masa të BE-së, që përfshin edhe mosshqyrtimin e disa projekteve që financohen nga BE-ja.

Masa të tilla janë paralajmëruar se mund të vendosen edhe ndaj Serbisë pasi të përfundojnë hetimet për lidhjet e saj me sulmet e fundit në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Prandaj edhe në samitin e Tiranës, liderët e BE-së pritet të përsërisin thirrjen për uljen e tensioneve dhe kthimin në dialog si të vetmen rrugë për zgjidhjen e mospajtimeve. Në të kundërtën tensionet vetëm do të pengojnë rritjen ekonomike, bashkëpunimin rajonal e me këtë edhe progresin drejt integrimeve evropiane.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit Sefaj

Kosova Times Kosova Times March 17, 2024
Ministri i Jashtëm italian kërkon formimin e ushtrisë së BE-së
Mjekja e robëruar nga rusët tregon se si ia shpëtuan të burgosurit beben
Kroacia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
SHBA ka zhvilluar sanksione kundër bankave kineze për mbështetjen e Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?