By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 11:41 AM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit akademik në Shqipëri dhe sallat e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh.

Studentët bojkotojnë mësimin dhe protestojnë kundër ligjit që i detyron mjekët e ardhshëm të punojnë në Shqipëri deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve – në të kundërtën, duhet të paguajnë një tarifë të caktuar.

Ata që janë dakord me këtë kufizim, duhet të firmosin një kontratë, që ende nuk është hartuar, pasi nuk ishte e përcaktuar tarifa që duhet të paguajë një student në një vit.

Universiteti, tarifë tri herë më të ulët se ajo që dha Qeveria

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë publikoi këtë javë përllogaritjen e bërë për koston e një studenti, që kap vlerën e 2.300 eurove në vit. Vlera është rreth tri herë më e ulët se ajo që paraqiti Qeveria në relacionin e Ligjit për studentët e mjekësisë. Sipas Qeverisë, kostoja e një studenti në një vit është 6.500 euro.

Pas publikimit të tarifës, studentët marshuan nga Fakulteti i Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Në duar mbanin pankarta me mbishkrime si: “Si mund të kurojnë duart e prangosura”, “Kushte nuk kemi, por kemi Kushtetutë”, “Kur liderët sillen si fëmijë, fëmijët bëhen liderë”.

Rei Haluli, student i Mjekësisë së Përgjithshme, i tha Radios Evropa e Lirë se, pavarësisht se tarifa është tri herë më e ulët se ajo që paraqiti Qeveria, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e studentëve për të bojkotuar mësimet dhe për të protestuar.

“Ne nuk protestojmë vetëm për tarifën, sado që të jetë – qoftë 6.500 euro, qoftë 2.300 euro apo më pak – të gjitha janë abuzive në raport me cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet. Ne protestojmë për detyrimin, mendojmë se të detyrohemi të punojmë në një vend të caktuar, me rrogë të caktuar në vendin që dikush e zgjedh për ty, është e padrejtë”, tha studenti i vitit të katërt.

Qëndresa Qytetare, një organizatë që ka në fokus problemet e të rinjve, iu drejtua Universitetit të Mjekësisë me kërkesë për informacion për tarifën që duhet të paguajë një student, që zgjedh të mos e firmosë kontratën për të punuar deri në 5 vjet në Shqipëri.

Duke vërejtur ndryshimin e kësaj vlere me atë të relacionit të ligjit, Qëndresa Qytetare i është drejtuar edhe Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për të hetuar mospërputhjen e shifrave.

“Ose tjetër kosto i ka dërguar Parlamentit dhe tjetër neve, ose Qeveria ka dërguar në Kuvend një tarifë për të cilën nuk ka një bazë, një informacion nga Universiteti. I kemi kërkuar Kuvendit ta hetojë rastin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare.

“Pasojat e saj [tarifës] kanë qenë të shumta, i kanë nxitur studentët të zgjedhin universitete private që ofrojnë studime me atë çmim [6.500 euro], i kanë nxitur të aplikojnë në Gjermani apo vende të tjera të BE-së, pasi edhe atje tarifa varion rreth kësaj vlere. Gjithashtu kanë bërë që të ketë më pak regjistrime, konkretisht 1.734 maturantë nga 3.183 aplikime që ishin një vit më parë”, shton Xhemollari.

“Protesta derisa të anulohet ligji”

Studentët thonë se janë duke u konsultuar me ekspertë juridikë për ta dërguar ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Ata thonë se bojkoti i mësimeve dhe protestat do të vazhdojnë dhe se zgjidhja duhet të vijë nga institucionet.

“Presim që Ministria e Arsimit të shprehet për këtë situatë, duke pezulluar ligjin. Kemi 4 muaj që askush nuk na dëgjon. Do të kthehemi në auditore kur të dëgjohemi, kur të jemi pjesë e bisedimeve”, tha studenti Rei Haluli.

Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare, thotë se zgjidhja e kësaj situate duhet të vijë përmes anulimit të Ligjit për studentët e mjekësisë.

“Ligji i bazuar në një relacion të pavërtetë duhet të anulohet, të shfuqizohet, të nisë një proces konsultimi me studentët e Mjekësisë, jo vetëm për periudhën e studimeve, për mënyrën se si trajtohen, si diplomohen, por edhe për statusin e mjekut në shoqërinë tonë dhe për arsyet pse duan të ikin, pasi i mbarojnë studimet”.

“Duam që Qeveria të ulet në tryezë me studentët, të kemi një tërheqje nga ky ligj dhe dëshirë për t’i futur studentët në auditor, por edhe për ta bërë rolin, statusin e mjekut të dëshirueshëm”, thotë Xhemollari.

Ministria e Arsimit e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë reagim që prej nisjes së vitit të ri akademik.

Kur ka dalë me idenë e bllokimit të diplomës, rreth një vit më parë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë:

“Diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do të shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë [ai] për ty, pastaj do ta marrësh edhe diplomën dhe shko ku të duash, sipas afateve të caktuara”.

Në dekadën e fundit, sipas Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, nga Shqipëria janë larguar mbi 3.000 mjekë – 1.500 prej të cilëve drejt Gjermanisë.

Ata ankohen kryesisht për kushte jo të mira në spitale, mungesë barnash dhe paga të ulëta.

Paga mesatare bruto e një mjeku në Shqipëri arrin në 110.000 lekë, apo 950 euro. Për krahasim, paga e pataksuar e mjekut në Gjermani arrin deri në 4.000 euro.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sekretarja e Trump kërcënon Harvardin: Do t’ju ndalojmë të regjistroni studentë të huaj

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Shërbimi Federal i ndeshkimit: 26 mijë të dënuar u përfshinë në punë të detyruar
Prishtina e mposht edhe Llapin
VIDEO Rusia duket se ka goditur ndërtesën e saj me një dron iranian
A munden Lumiri dhe Bedriu më shumë, më mirë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?