By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt
May 12, 2025
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti
May 12, 2025
Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve
May 12, 2025
Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani
May 12, 2025
AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pagat dhe kushtet e punës dekurajojnë policët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Pagat dhe kushtet e punës dekurajojnë policët
Ballina 1Rajon / Botë

Pagat dhe kushtet e punës dekurajojnë policët

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 1:11 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

“Jo gjithmonë jemi të furnizuar me pajisje e uniforma të nevojshme… Paga që marrim është modeste, por gjithmonë duke shpresuar se një ditë do të jetë e dinjitetshme dhe do të ketë kushte më të mira pune”.

Kështu një polic i Kosovës rrëfen për Radion Evropa e Lirë përvojën e tij mbi 10-vjeçare në policinë e shtetit.

Thotë se shumë kolegë të tij detyrohen të kërkojnë edhe alternativa, si kredi, për t’i shkolluar fëmijët, apo për t’i mbajtur familjet.

Duke dashur të mbetet anonim, ai thotë se nuk e kupton përse institucionet e Kosovës nuk arrijnë t’i përmirësojnë kushtet e policëve – përgjegjësve kryesorë për sigurinë.

Kjo çështje ishte temë debati këtë javë në Kuvendin e Kosovës, por pa ndonjë sukses.

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk morën pjesë në seancën ku do të shqyrtohej projektrezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, e cila u thirr nga partitë opozitare.

Dokumenti parashihte shtesa për policët në raste të rrezikshmërisë së lartë, pagesa për sigurim shëndetësor dhe projektligjin për pensionim të parakohshëm – përfitime që aktualisht nuk ekzistojnë.

Ai u hartua gati tri javë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

“Është mbushur kupa”

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se policët e Kosovës punojnë në kushte të rënda, me paga të ulëta e pa sigurime shëndetësore.

Atyre që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin, nuk u paguhen as shujtat, as shpenzimet e udhëtimit, sipas tij.

“Është jashtëzakonisht e pakuptimtë që nuk plotësohen kërkesat. Thënë në mënyrë figurative, është mbushur kupa”, thotë Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

“Inatet politike e kanë vendosur policinë në mes dhe policia po pëson, sepse ajo është apolitike. Nuk merret policia me politikë, policia merret me autorizime ligjore, veprime konkrete, e kryen punën e vet jashtëzakonisht në mënyrë profesionale”, shprehet ai.

Sipas të dhënave të sindikatës që udhëheq Zeqiri, 2.200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë larguar nga ky institucion prej se është themeluar në vitin 1999.

“Mllefi, pakënaqësitë kanë arritur kulmin. Me këtë pakënaqësi që po e shpreh policia me dorëheqje vullnetare, unë mendoj se dobësohet institucioni i sigurisë në vend”, thotë Zeqiri.

Miloti – identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë – ka zhveshur uniformën e policit muaj më parë, për shkak të, siç thotë, pakënaqësive me kushtet e punës.

“Çështja kryesore ishte paga, tani edhe kushtet e tjera të punës. Paga që unë kam marrë, nuk më ka mjaftuar për gjëra elementare. Po të më mjaftonte, unë kurrë nuk do ta merrja atë vendim, pas një përvoje të mirë aty”, thotë Miloti.

Sipas tij, policëve nuk u paguhen kurrë orët shtesë të punës, por se në këmbim marrin ditë të lira pune.

Në këto ditë, “policët që kanë viza, shkojnë jashtë shtetit për punë – një deri në dy javë ose më shumë”, thotë Miloti.

“Kanë familjarë [në vende të BE-së], shkojnë edhe punojnë te të afërmit”.

Për ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, rritja e pagave të policëve është domosdoshmëri, ashtu si edhe përmirësimi i kushteve të punës.

“Duhet që të zgjedhurit e popullit, njëherë e përgjithmonë, të mendojmë për këta policë, se vërtet punojnë në kushte të vështira, me rrezikshmëri tejet të lartë. Operacioni i fundit [në Banjskë të Zveçanit] besoj se i ka bindur të gjithë se me çfarë sfidash ballafaqohen ata gjatë punës së tyre”, thotë Maliqi.

“Unë e kam vajzën në polici… prej saj nuk mund të pres asgjë që të ndihmojë familjen. Mezi ia del për vete”, shprehet ai.

Pagat e shërbyesve publikë, përfshirë policët, janë rritur në fillim të këtij viti përmes Ligjit të ri për pagat.

Atëkohë, nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se me koeficientët e rinj për paga, Qeveria ka bërë rritje minimale të pagës bazë – prej 20 deri në 60 euro – për disa kategori brenda policisë, por për disa të tjera pagat janë ulur.

E formuar 24 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

You Might Also Like

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse

Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur

Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Los Angeles po digjet. “Zjarrfikësit as nuk përpiqen më të shpëtojnë shtëpi

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Avokati Çedomir Stojkoviq ka ngritur kallëzim penal për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë
Bullgaria, ndër vendet e pakta që nuk mbyll dyert për pianisten pro Putinit
Drita kampione e Kosovës, Ferizaj fundos Suharekën
Forumi Ekonomik i Shën Petersburgut përpiloi një listë të rreme të pjesëmarrësve perëndimorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?