By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partia në pushtet udhëheq në zgjedhjet polake, por opozita pretendon fitore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Partia në pushtet udhëheq në zgjedhjet polake, por opozita pretendon fitore
Ballina 2Rajon / Botë

Partia në pushtet udhëheq në zgjedhjet polake, por opozita pretendon fitore

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 10:54 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS) vazhdon të jetë forca më e fuqishme edhe pas zgjedhjeve të së dielës, sipas sondazheve më të fundit.

Megjithatë, tri parti opozitare janë duke festuar për mundësinë e formimit të qeverisë së re.

Partia nacionaliste e kryeministrit Mateusz Morawiecki, i ka fituar 36.8 për qind të votave, sipas sondazheve të kryera nga Instituti Ipsos në mbrëmjen e së dielës.

Partia opozitare liberale Koalicioni Civil, e ish-kryeministrit Donald Tusk, është renditur e dyta me 31.6 për qind të votave.

Sipas parashikimeve, partia PiS nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë, në mungesë të ulëseve të mjaftueshme në kuvend.

Tusk e ka konsideruar veten fitues.

“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur për pozitën e dytë. Polonia ka fituar, demokracia ka fituar, ky është fundi i qeverisjes së partisë PiS”, ka thënë ai në mbrëmje.

Lideri i partisë në pushtet, Jarosław Kaczyński, ka thënë se do të presin për rezultatet më të fundit.

Formimi i qeverisë në Poloni pritet të marrë shumë kohë. Rezultati përfundimtar nuk pritet të dalë deri të martën.

Partia PiS është përballur me rënie të popullaritetit për shkak të menaxhimit të inflacionit të lartë, për çështjet e migrimit dhe për qëndrimin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dy javë më parë, rreth 1 milion njerëz kanë marrë pjesë në protestat e thirrura nga opozita, në krye me Tuskun.

Dalja në këto zgjedhje të përgjithshme të Polonisë mund të ketë qenë më e larta ndonjëherë prej rënies së komunizmit më 1989 – 72.9 për qind – sipas zyrtarëve polakë për organizim të procesit zgjedhor.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro

Kosova Times Kosova Times August 1, 2025
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 mbështetën integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës
WP: Plani afatgjate sekret i Trump per ndaljen e luftes: Kievi te njohe Krimene si ruse
Halimi nga LDK: Alarmuese ato çfarë deklaroi deputeti Abazi
Konjufca: Kuvendi është hapësira e duhur për ngritjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?