By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Populli është i dëshpëruar” – A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Populli është i dëshpëruar” – A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?
Ballina 1Lajme

“Populli është i dëshpëruar” – A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 5:46 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

“Populli është i dëshpëruar, pa shpresë”.

Me këto fjalë Millani nga Leposaviqi, njëra nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, përshkruan qëndrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb pas ngjarjeve në Banjskë dhe një sërë krizash politike.

“Duhet të rikthejmë besimin në të ardhmen, por nuk e di se si do të kemi sukses në të gjitha këto. Jemi në një situatë të vështirë, vetëm Zoti mund të na ndihmojë”, shton ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në qytetin e Banjskës në territorin e komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Millan thotë se ai dhe bashkatdhetarët e tij janë “të vetmuar”pas këtyre ngjarjeve dhe se nuk kanë përfaqësues, të cilët do të mbronin interesat e tyre.

“Këta ish-përfaqësues politikë (nga Lista Serbe) janë tërhequr. Pasiguria është e madhe”, thotë ai.

Lista Serbe deri në nëntor të vitit të kaluar kishte pushtet absolut në nivel qendror dhe lokal, kur serbët nga veriu i Kosovës me iniciativën e tyre u larguan nga institucionet e Kosovës.

Një vendim i tillë është marrë me qëllim që Qeveria e Kosovës të mos zbatojë vendimin për heqjen e targave, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Ndërkohë, në prill, Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, por serbët i bojkotuan ato. Kështu, kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në fund të majit, por popullsia shumicë serbe nuk i pranoi, gjë që shkaktoi protesta dhe një krizë tjetër politike.

Katër muaj më vonë ndodhi sulmi në Banjskë. Millan Radoiçiqi mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë më 29 shtator, dhe po atë ditë dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, nuk ka reaguar fare ndaj aktiviteteve të Radoiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së për krimin e organizuar ndërkombëtar. Autoritetet e Kosovës e kanë lidhur atë me vrasje, korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve në procedurat gjyqësore.

“Ndihem bosh dhe i zhgënjyer”

Ivani nga Leposaviqi thotë për REL-in se pas gjithë këtyre ngjarjeve ndihet “bosh dhe i zhgënjyer “.

“Më duket sikur jam braktisur nga të gjithë”, thotë Ivani.

Ai thekson se serbët në veri kanë “mbetur në baltë” dhe se aktualisht nuk kanë përfaqësues politikë.

“Duhet që dikush të pyesë diçka në emrin tonë, për shembull kur do të lirohet Jarinja”, tha ky bashkëbisedues i REL-it.

Një nga dy vendkalimet me Serbinë në veri të Kosovës, Jarinja, është mbyllur që nga 24 shtatori për shkak të hetimeve pas sulmit në Banjskë.

Dejani nga Mitrovica e Veriut thekson se ai dhe bashkatdhetarët e tij në veri të Kosovës “jetojnë me frikë”.

“Askush nuk e di se çfarë na pret, të gjithë janë të hutuar dhe nuk dinë çfarë të bëjnë”, thotë ai.

Aleksandra, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, është e shqetësuar për veten dhe familjen e saj dhe thotë se ka ditë që mezi dalin nga shtëpia nga frika:

“Shikoni si është situata, arrestime çdo ditë. Nuk kemi më një jetë normale”.

Policia e Kosovës që nga 24 shtatori ka kryer disa aksione dhe kontrolle lidhur me ngjarjet në Banjskë. Po ashtu, që nga fundi i majit janë arrestuar dhjetëra persona për sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përplasën me pjesëtarë të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe pasi kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë.

Ndërkohë në publik u shfaqën listat e supozuara për arrestimin e serbëve, besueshmëria e të cilave u mohua nga autoritetet kosovare.

Ka edhe nga ata që shprehen pak më ndryshe se kush i përfaqëson aktualisht serbët në veri të Kosovës, e njëri prej tyre është edhe Millomiri nga Leposaviqi. Ai në një prononcim për REL-in tha se nuk ndihet “i braktisur” sepse “mendon me kokën e vet”.

Ai beson se do të “dalin” disa politikanë të rinj që do t’i përfaqësojnë serbët në veri të Kosovës.

“Po vijnë edhe disa të tjerë, nuk ka vakum (në përfaqësimin e serbëve nga veriu i Kosovës), jeta po vazhdon normalisht. Më duhet ta mohoj që ‘policia e Kurtit (kryeministri i Kosovës, Albin Kurti)’ po na ngacmon, nuk kemi asnjë terror”, thotë Millomiri.

Zyrtarë të lartë të Serbisë, por edhe përfaqësues të Listës Serbe, vazhdimisht në deklaratat apo njoftimet e tyre pohojnë se pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës po “terrorizohen” për shkak të pranisë së njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

A po rikthehet Lista Serbe në pushtet?

Më 13 tetor, Lista Serbe i bëri thirrje Prishtinës zyrtare që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe deklaroi se është e gatshme të marrë pjesë në to. Ky qëndrim i kësaj partie u bë i ditur një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që të përgatiten për zgjedhje.

Lista Serbe para kësaj kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu, të amnistohen serbët e arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri. Megjithatë, qëndrimi i Kosovës është se zgjedhjet mund të thirren vetëm në bazë të një peticioni për shkarkimin e kryetarit, i cili do të nënshkruhet nga 20 për qind e të regjistruarve në listën zgjedhore.

Aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Dejan Nedelkoviq, në një prononcim për REL-in ka thënë se ai dhe bashkëmendimtarët e tij kanë mbështetjen e një pjese të qytetarëve për të “parandaluar fizikisht” mbledhjen e mundshme të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve.

“Na ka kontaktuar një numër i madh qytetarësh, bëhet fjalë për qindra persona që janë të interesuar që nëse mblidhen nënshkrime në rrugë apo në institucione, të parandalohet kjo fizikisht. Do të shohim nëse Lista Serbe do të ketë më pas mbështetjen e forcave speciale. Kjo do të thotë se gjithçka ishte një lojë e madhe”, thotë ai.

Sipas Nedelkoviqit, “është një turp i madh” që Lista Serbe doli në publik pas një kohe të gjatë për të kërkuar zgjedhje.

Ai rikujton se punonjësit e gjyqësorit, policisë dhe administratës lokale janë larguar nga institucionet e Kosovës me kërkesë të tyre.

Nedelkoviq thekson se nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, ai do të formojë një iniciativë, me të cilën do të “matin forcën” me Listën Serbe.

Lista Serbe deri më tani ka fituar mbi 90 për qind të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së në Kosovë në vitin 2021 arriti në përfundimin se Lista Serbe “monopolizoi jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”, dhe se ishin regjistruar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e asaj partie.

Aktivisti Dejan Nedelkoviq është skeptik se do të mund të arrijnë një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet eventuale, sepse, siç thotë ai, Lista Serbe ende i mban “të gjitha levat e pushtetit”.

Zyrtarë apo anëtarë të Listës Serbe janë pothuajse në të gjitha pozitat drejtuese në institucionet serbe në Kosovë.

Nedelkoviq konkludon se serbët në veri të Kosovës për herë të parë janë “pa shpresë” sepse edhe mesazhet e autoriteteve në Beograd janë “konfuze”.

“Njerëzit janë të hutuar dhe nuk dinë se te kush të mbështeten. Por, Lista Serbe, si partia më e fortë, e ka humbur besueshmërinë e saj”, thotë ai.

Lista Serbe është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe është e vetmja parti që ka mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Nga kjo parti, nuk kanë dashur të flasin për Radion Evropa e Lirë.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës ishte rënë dakord paraprakisht, si pjesë e veprimeve të ndërmarra për shtensionimin e situatës në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Pas rritjes së tensioneve në fund të majit, zgjedhjet u kërkuan nga vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ashton: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Irani akuzon 16 persona për organizim të protestave, mes tyre edhe adoleshentë
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izraelin
Turqia dhe Gjermania grinden për donerin
Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?