Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit. Bastisjet lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terrorist serb sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një dhe duke plagosur dy policë të tjerë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, për mediet nuk ka specifikuar lokacionet e bastisjes, por se ka thënë në disa lokacione.
Ndërsa mediet serbe konfirmojnë se bastisja po ndodhë në afërsi të “tre rrokaqiejve”, në Mitrovicën e veriut.