Presidenti francez Emanuel Macron ka shkuar në Presidencë, ku është pritur ne ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.
Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të institucionit shtetëror, Macron ka nënshkruar në librin e të ftuarve brenda Presidencës dhe më pas kanë nisur takimin ‘kokë më kokë’ me Begajn.
Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.