Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, përmes një postimi në platformën ‘X’ ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të mos e dekretuar kryeprokurorin e Shtetit.
Szunyog ka thënë se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, është nevojë e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Megjithatë, sipas Szunyog, kjo zgjedhje tashmë është vonuar.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces për zgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.