By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”
June 28, 2025
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative
June 28, 2025
Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punësim në rajon? Së paku në letër…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Punësim në rajon? Së paku në letër…
Ballina 1Lajme

Punësim në rajon? Së paku në letër…

Kosova Times
Last updated: 2023/10/18 at 10:20 PM
Kosova Times Published October 18, 2023
Share
SHARE

Infermierët, mamitë, farmacistët dhe veterinarët, të cilët punojnë në Kosovë, do të kenë mundësi të punojnë edhe në pesë shtete të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi – me kushtet e njëjta që kanë kolegët e tyre atje.

Kjo, së paku, u mundësohet në bazë të Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe qarkullim të lirë në shtetet e rajonit, e cila u nënshkrua më 16 tetor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

Marrëveshja u tha se ka synim inkurajimin e lëvizshmërisë së profesionistëve, për t’i përmbushur nevojat e tregut të punës dhe për ta rritur produktivitetin.

E nënshkruar nga përfaqësues të të gjashtë shteteve, marrëveshja nuk ka ndonjë periudhë të caktuar kohore.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendësministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se ajo “do t’u mundësojë qytetarëve të rajonit ta ushtrojnë profesionin e tyre të njohur në vendin amë në secilin nga vendet e rajonit me kushte të barabarta”.

Si do të bëhet kjo?

Në negocimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kryetari i saj, Pleurat Sejdiu, thotë se personat që aftësohen në mjekësi, për shembull, në Kosovë, do të mund ta ushtrojnë profesionin e tyre në cilindo nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kushtet e barabarta, sipas tij, vlejnë edhe sa i përket kryerjes së procedurave deri te punësimi, edhe trajtimit në institucionin punëdhënës.

“Procedura burokratike – nëse zbatohet kjo marrëveshje – nuk do të ketë. Me muaj të tërë ka marrë kohë vetëm nostrifikimi i diplomës… kjo ka qenë procedura më e vështirë. Por, po ashtu, do të shuhet edhe kërkesa për licencim”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punësohen në Republikën e Kosovës – njësoj si kosovarët që kërkojnë punë në ndonjë vend të rajonit – janë të obliguar ta bëjnë nostrifikimin e diplomave, që nënkupton njohjen e validitetit të tyre.

Në Kosovë, aplikimi për këtë procedurë bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe ajo mund të zgjasë deri në katër muaj.

Pas nostrifikimit të diplomës, i interesuari duhet të bëjë kërkesë – në këtë rast në Ministrinë e Shëndetësisë – për licencimin e profesionit që ka.

Procedura e licencimit përcillet me një varg dokumentesh – nga certifikata e lindjes deri te leja e qëndrimit.

Nëse përgjigjja është pozitive, licenca lëshohet për pesë vjet.

Sejdiu thotë se kushte të ngjashme aplikohen në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, por se me marrëveshjen e re, ato do të plotësohen me automatizëm.

Në atë rast, profesionisti do të duhet vetëm të dëshmojë se ka qenë i angazhuar për së paku tre vjet radhazi në një institucion dhe se nuk e ka të ndaluar ta ushtrojë profesionin për shkak të ndonjë abuzimi profesional ose ndonjë vepre penale.

Nexhmije Gori, kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës, thotë se kjo odë e mirëpret marrëveshjen e re, pasi procedurat aktuale, siç thotë, janë kufizuese dhe marrin shumë kohë.

“Procedura e deritashme e nostrifikimit të diplomës është pengesë e madhe për lëvizshmërinë e profesionistëve shëndetësorë. Edhe licencimi i tyre ka, po ashtu, procedura burokratike”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Kur do të nisë së zbatuari?

Që të nisë së zbatuari, marrëveshja në fjalë duhet të ratifikohet fillimisht nga shtetet përkatëse.

Palët, pastaj, duhet të përgatisin ligje, rregullore dhe udhëzime administrative për të qenë në përputhje me marrëveshjen jo më vonë se 18 muaj pas hyrjes në fuqi të saj.

Sfidat e zbatimit me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën

Marrëveshja krijon lehtësira në tregun e punës dhe kjo është praktikë e mirë, thotë njohësi i integrimeve evropiane në Kosovë, Shenoll Muharremi. Por, sipas tij, rrugës mund të paraqiten edhe sfida në zbatim.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – dy vende që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës – mund të hezitojnë të pranojnë profesionistë nga Kosova, sipas tij.

“Ballkanasit nuk janë ata që i respektojnë strikt marrëveshjet – në rast se nuk dëshirojnë, ata nuk i zbatojnë. Sidomos shteti i Serbisë. E kemi parë që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, janë arritur dhjetëra marrëveshje dhe nuk janë zbatuar”, thotë Muharremi për Radion Evropa e Lirë.

Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë me letërnjoftime në Serbi, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina u kërkon vizë, pasi nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Muharremi dyshon se interesimi i profesionistëve për të kërkuar punë nga Kosova në shtetet e rajonit dhe anasjelltas do të jetë i madh, për shkak të, siç thotë, situatës përafërsisht të njëjtë ekonomike. “Nuk është sikurse tregu evropian me një ekonomi më të zhvilluar, funksionale dhe dinamike”, përfundon ai.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Kosova Times October 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

A është Serbia para sanksioneve të reja nga BE: Pas ndalimit të importit të naftës ruse, gjithçka është në rrezik

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
Ushtarët polak të KFOR-it me patrullime në veri të Kosovës
El País: Vrasja e Kuzminov me sa duket ishte organizuar nga Rusia
Tare: Inzaghi ka krijuar një ekip fitues
Borë e madhe në Britani, disa aeroporte mbyllin pistat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?