By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar
Rajon / Botë

ShBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar

Kosova Times
Last updated: 2023/10/18 at 3:52 PM
Kosova Times Published October 18, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur sanksione kundër një grupi prej 10 anëtarëve të Hamasit dhe kundër rrjetit financiar të grupit militant palestinez në Gazë, Sudan, Turqi dhe Katar, si përgjigje ndaj sulmit befasues ndaj Izraelit ku mbetën të vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 200 të tjerë.

Të sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Huaja janë anëtarët të cilët e menaxhojnë kuletën e investimeve të Hamasit, një lehtësues financiar me bazë në Katar, i cili ka lidhje të ngushta me regjimin e Iranit, një komandant i lartë i Hamasit dhe një këmbimore virutale në Gazë.

Irani është financuesi kryesor i Hamasit.

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, tha se “ShBA-ja po ndërmerr hapa vendimtar dhe të shpejtë për t’i goditur financuesit dhe lehtësuesit e Hamasit, pas sulmit të tij brutal dhe masakrës së pandërgjegjshme ndaj civilëve izraelit, përfshirë fëmijëve”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mbërriti në Lindjen e Mesme të martën vonë për të shfaqur mbështetjen për Izraelin, është përpjekur t’i ulë tensionet në luftën përshkallëzuese mes Izraelit dhe Hamasit, por ato përpjekje kanë përjetuar pengesa të mëdha, posaçërisht pas një shpërthimi që ndodhi në një spital në Gazë të martën, ku u vranë rreth 500 njerëz.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Financimin e Inteligjencës, Brian Nelson, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për t’i hetuar kanalet e financimit të Hamasit dhe u bëri thirrje aleatëve dhe sektorit privat ta bëjnë të njëjtën gjë, ose të përgatiten “për t’i vuajtur pasojat”.

“Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë kalimin e parave nëpër sistemin ndërkombëtar për aktivitetet terroriste të Hamasit”, tha Nelson.

Lideri i padukshëm i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, tha se sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit ishte përgjigje kundër bllokadës 16-vjeçare ndaj Gazës, bastisjeve izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor gjatë vitit të fundit, sulmeve në rritje të ardhësve ndaj palestinezëve dhe shtimit të vendbanimeve, përveç arsyeve të tjera.

“Mjaft është mjaft”, tha Deif, i cili nuk shfaqet në publik, në një mesazh të regjistruar. Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit “është vetëm fillimi”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times October 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pranga fajdexhiu në Prizren

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vizitë në Kosovë
Për të mbështetur bizneset në Kosovë ndahen edhe 1.9 milionë euro
Nis Festivali i 14-të Ndërkombëtar ‘Ngom Fest’
Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin një anije me 27 emigrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?