By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel
January 8, 2026
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi
January 8, 2026
Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden do t’i drejtohet kombit, fokusi te siguria globale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden do t’i drejtohet kombit, fokusi te siguria globale
Rajon / Botë

Biden do t’i drejtohet kombit, fokusi te siguria globale

Kosova Times
Last updated: 2023/10/19 at 4:16 PM
Kosova Times Published October 19, 2023
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, do ta mbajë një fjalim para kombit, pas mesnate, dhe fokusi pritet të jetë në Ukrainë dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në botë.

Ai pritet ta përmendë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit, teksa përgatitet t’ia kërkojë Kongresit amerikan 100 miliardë dollarë si fonde, pjesa më e madhe e të cilave pritet të ndahet për Kievin.

Biden do t’i drejtohet kombit prej Dhomës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, hapësirë që ish-presidentët amerikanë e kanë shfrytëzuar për të mbajtur fjalime në periudha kritike për kombin.

“Presidenti Biden do t’i adresohet kombit për ta diskutuar përgjigjen tonë ndaj sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë Sekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean- Pierre.

Biden ka thënë gjatë një vizite në Tel Aviv, më 18 tetor, se do t’i kërkojë Kongresit paketë ndihme, dhe 60 miliardë dollarë mund të ndahen për Ukrainën, 10 miliardë për Izraelin, si dhe fonde për Tajvanin në kufirin jugor amerikan.

Fjalimi do të mbahet pasi Rusia e ka nisur një tjetër valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër pesë rajoneve ukrainase, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe atë të energjisë, kanë thënë zyrtarë ushtarakë ukrainas.

Një total prej 17 dronëve dhe raketave janë nisur kundër shënjestrave në Donjeck, Mikollaiv, Sumoj, Dnjipropetrovsk dhe Herson, ka thënë ushtria ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dënuar sulmet.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ky shtet terrorist të mbahet përgjegjës. Terrori rus duhet të humbë”, ka shtuar mes tjerash Zelensky.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 20222.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?

Kryebashkiaku i Minneapolis u thotë agjentëve të Trump të “largohen nga qyteti” pas vrasjes së gruas

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Kosova Times October 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Wilson shkëlqen ndaj Pejës, shpallet MVP

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit
Rusia njofton dorëzimin e trupave të pajetë të 65 ushtarëve ukrainas
Parlamenti i Ukrainës falënderon SHBA-në, mbështet përpjekjet e Trumpit për paqe
Sulmi kibernetik, publikohen e-mailet e ish drejtorit të policisë, ndërhyn prokuroria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?